• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rezervat e bakrit në Shqipëri 17.5 mln tonë, ministria e Energjisë ftesë investitorëve

by Java News
22/08/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë fton bizneset vendase dhe të huaja të investojnë në industrinë e bakrit në Shqipëri.

Në dokumentin teknik të publikuar nga kjo ministri thuhet se, vendi ynë ka rezerva bakri që mund të shkojnë në 17.5 milionë tonë mineral, shtrirë në pjesën më të madhe në zonën veriore të vendit, por rezerva ka edhe në Korçë dhe zonat e Elbasanit.

Një pjesë e kësaj industrie është dhënë tashmë me koncesion, ku kryesori është ai i kompanisë turke “Ber Alb”, që shfrytëzon minierën e Munellës dhe atë të Lak Roshit në rajonin e Pukës, duke e pasuruar mineralin në Fabrikën e Fushë Arrëzit.

Objektivi i ministrisë është nxitja e industrisë përpunuese të bakrit, e në listë për t’u dhënë me koncesion janë një sërë objektesh, përfshirë ish-Uzinën e Telave në Shkodër dhe Uzinën e Rafinimit të Bakrit në Rubik.

Për të rritur interesin është menduar që të ketë skema me lehtësira fiskale për investimet që mund të përfshihen në zonat teknologjike. Përparësi do të kenë subjektet që marrin përsipër të zhvillojnë të plotë ciklin e përpunimit, nga miniera deri në produktin përfundimtar, bakër elektrolik dhe tela e kabllo. Pasurimi duhet të sigurojë shkallë të lartë rikuperimi të bakrit mbi 85% dhe të elementëve të tjerë si ari e argjendi./TCH

a.ç

Next Post
Tre vëllezër shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Itali

Tre vëllezër shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com