• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezart Kthupi nga partia “Djathtas 1912”: SPAK, aleati më i madh që ka opozita

by A R
13/02/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tetor të vitit të shkuar u prezantua partia më e re politike në vend, e quajtur “Djathtas 1912”. Ky subjekt politik ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike.

Një nga nismëtarët e partisë, Rezart Kthupi, foli për RTSH 24 mbi parimet dhe programin me të cilin forca e tij hyn në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe për zhvillimet e fundit në vend.

Vatra më e nxehtë e këtyre ditëve mbeten hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

“Ne e kemi mbështetur SPAK-un gjithmonë pa rezerva. Mendojmë që SPAK-u është aleati më i madh që ka opozita në Shqipëri. SPAK-un nuk ia heqim dot meritën e tij më të madhe: luftën kundër korrupsionit në nivele që nuk e kemi parë kurrë më parë.

Me vendimin ndaj z. [Erion] Veliaj, SPAK-u krijoi standardin më të lartë të mundshëm të goditjes së një personi në ushtrim të detyrës. Z. [Ilir] Meta dhe z. [Sali] Berisha nuk kanë qenë në ushtrim të detyrës, nuk kanë qenë funksionarë shtetërorë. Ata janë akuzuar për vepra penale gjatë kohës që e kanë ushtruar detyrën, por ndërkohë që janë akuzuar ata nuk ishin në ushtrim të detyrës. Rasti i z. Veliaj është për peshën e tij politike dhe për bashkinë që ai drejton, çka konsiderohej si i pamundur deri pak kohë më parë. SPAK-u e theu edhe këtë tabu. A është i fajshëm apo i pafajshëm kjo i ngelet shqyrtimit gjyqësor,” tha z. Kthupi.

Palët politike qëndrojnë herë bashkë, herë të ndara në pozicionet e tyre për punën e SPAK-ut. Ndërsa njëra ka dalë hapur kundër SPAK-ut, partia në pushtet e konsideron atë si “foshnjën” e vet, të cilën synon ta rrisë më tej nëse e mbyll me sukses garën elektorale të 11 majit.

“Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një plebishit i madh në raport me ata që e mbështesin apo duan ta luftojnë SPAK-un. Ajo që është vënë re në dy ditët e fundit është që kemi dy qëndrime, të cilat në fund të ditës shkojnë në të njëjtën pikë. Z. Berisha thotë që nëse do të vijë ai në pushtet mbas 11 majit, ai do ta shpërbëjë SPAK-un dhe do të krijojë një drejtësi të re. Z. [Edi] Rama thotë që jo të shpërbëjë SPAK-un, por do të krijojë standarde të reja demokratike dhe kushtetuese. Se çfarë do të thotë z. Rama me këtë nuk arrij ta kuptoj. Thelbi është që të dy, kur të mbarojnë zgjedhjet, do të kenë vetëm një objektiv, që është SPAK-u: si ta dëmtojnë SPAK-un, si ta penalizojnë, si ta pengojnë dhe të mos e lejojnë të ushtrojë atë që SPAK-u po bën sot, goditjen e korrupsionit në këto nivele,” u shpreh për RTSH 24 nismëtari i partisë “Djathtas 1912”.

Next Post
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë shpallet pas 2 javësh! KQZ: Vlerësimi i votave do të jetë…

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë shpallet pas 2 javësh! KQZ: Vlerësimi i votave do të jetë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In