• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rey Manaj shënon supergol, Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac! Sulmuesi feston me ‘shqiponjë’ (VIDEO)

by Os De
11/10/2025 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.

LIVE/ Serbi 0-1 Shqipëri (Rey Manaj 45+1′) 

Leskovac, Serbi 

Grupi K kualifikues i Kupës së Botës 2026 – 20:45 

Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit po luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Një humbje do largonte kuqezinjtë nga objektivat. 

Komentet më të rëndësishme të ndeshjes: 

78′ Qazim Laçi i bën vend Nedim Bajramit.

78′ Daku merr vendin e Rey Manajt që duket i dëmtuar.

73′ Gjuan Kristjan Asllani nga jashtë zone, por topi shkon direkt e në duart e portierit Petrovic.

68′ Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Sulmuesi ndalet në momentin e fundit.

63′ Arbër Hoxha merr vendin e Armando Brojës.

60′ Tjetër rrezik nga krahu i majtë me Kostic që pason në zonë, por Ajeti bën ndërhyrje vendimtare dhe largon rrezikun.

46′ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime.

 45+1′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë. 

45+1` GOOL! Rey Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. 

45′ Një minutë shtesë. 

43′ Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi” 

42′ Karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë. 

30′ Ekipi ynë shpëton mirë. Kostic kroson nga e majta dhe Vlahovic me një ‘penallti në lëvizje’ e dërgon topin pranë portës kuqezi. 

25′ Krosim i fortë nga Qazim Laçi në të djathtë, por topi shkon në duart e Petrovic. 

23′ Zivkovic dhe Manaj përplasen në fushë, arbitri  Istvan Kovacs qetëson gjakrat. 

22′ Asllani kroson bukur nga e majta, devijimi i Mitrovic për pak shkon në portë, por e ndal portieri vendas. 

10′ Serbia më kërkuese në minutat e para. Shqipëria po fillon të mbajë topin në mesin e fushës. Sfida në ekuilibër deri tani. 

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët. 

Pragndeshje 

Ky është takimi i tetë mes tyre në histori, ndërsa pesë fitore janë të serbëve, dy barazime dhe asnjë fitore e Shqipërisë. UEFA nuk regjistron ndeshjet e fituara në tavolinë, pasi tanët kanë marrë një fitore 0-3 më 14 tetor 2014 për sfidën e Beogradit, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët tanë. 

Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike atje, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë. 

6500 tifozët serbë në Leskovac jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi – Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë. 

Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (5 pikë) dhe Andorra me një pikë. 

SIGURIA – Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium ka afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë. 

MUNGESAT – Adrion Pajaziti dhe Ardian Ismajli nuk janë të gatshëm për Sylvinhon për shkak lëndimesh. Te Serbia trajneri Stojkovic nuk do ketë të gatshëm Iliç, Lukiç, Nedeljkoviç, Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Katai të lënduar, ndërsa Milenkoviç është i pezulluar, ashtu si edhe Lukiç. 

ARBITRI – Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kovacs është arbitri më i mirë i UEFA-s, pasi atij iu besua finalja e edicionit të shkuar në Champions League, aty ku PSG mposhti Interin 5-0. Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller. 

Formacionet zyrtare: 

Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljevic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç Trajner: Dragan Stojkovic 

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj Trajner: Sylvinho

 

 

 

Next Post
“Kosova është Serbi”/ Thirrje raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes me Kombëtaren shqiptare

“Kosova është Serbi”/ Thirrje raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes me Kombëtaren shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In