Në stadiumin e Leskovacit po luhet super-sfida mes Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Botërorit.
Gjatë ndeshjes, janë dëgjuar thirrje në kor nga tifozët serbë, të cilët thonë ‘Kosova është Serbi’, por edhe duke përdorur thirrje raciste ndaj shqiptarëve.
Në stadiumin ‘Duboçica’ kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt.
Kujtojmë edhe njëherë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.











