• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza kalohet kur kjo qeveri të shkojë në plehun e historisë

by Java News
29/11/2015 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rexhep Qosja

Sllobodan Millosheviqi ka vdekur, e kanë dënuar faktorët ndërkombëtarë dhe e ka dënuar historia ballkanike. Por mënyrat e dhunës dhe terrorit të Sllobës nuk kanë vdekur: ato, ja, po përsëriten në Kosovë! Po i përsërisin ata që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviqit, e fati i zi i Kosovës ka bërë që sot ata të sundojnë në Kosovë. Mënyrat e dhunës e të terrorit psikologjik e policor që përdorte regjimi i Millosheviqit u panë pardje, dje e sot në Prishtinë. Pardje e dje u panë në përpjekjet e qeverisë që ta frikësojë popullin për të dalë në protestën paqësore të 28 Nëtorit kundër dy marrëveshjeve: kundër Marrëveshjes mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe – në të vërtetë të shtetit të ri të Serbisë në Kosovë dhe kundër Marrëveshjes për caktimin e kufijve të ri të Kosovës me Malin e Zi – në të vërtetë të faljes Malit të Zi një pjese të Kosovës.

Mënyrat e asaj dhune e terrori u panë posaçërisht sot më 28 Nëntor. Mbarimi paqësor i protestës së tri partive opozitare e shqetësoi qeverinë dhe e shqetësoi sepse ajo protestë masive tregoi se do të trashëgohej me protesta të reja kundër të njëjtave shkaqe dhe kundër shkaqeve të reja që e kanë bërë Kosovën plaçkë të zhvatur të klasës sunduese politike dhe vend pa kurrfarë shprese për jetë e ardhmëri të më tepër se gjysmës së popullit shqiptar të Kosovës. Mënyrat e kësaj dhune e terrori u panë mbas përfundimit të kësaj proteste paqësore – u panë e na i përkujtuan terroret e policisë së Millosheviqit gjatë bastisjes së zyrave të selisë së një partie politike të Kosovës – të Vetëvendosjes.

U panë duke arrestuar në mënyra të egra aq protestues sa arrestoheshin në kohën e Millosheviqit. Ato mënyra të dhunës e terrorit u panë në mënyrën e burgosjes së anëtarit më të ri të Vetëvendosjes: të ish avokatit të popullit, Sami Kurteshi. Në mënyrë të veçantë këto mënyra të dhunës e terrorit u panë kur u arrestua vrazhdë, egër, urrejtshëm ish­kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Të pa setër veshur policia e futi në “maricën” e saj dhe të pa setër veshur policia e çoi në Pallatin e Drejtësisë! Ashtu arrestoheshin dikur ata që konsideroheshin armiq të Kosovës dhe ashtu, siç e thashë, arrestoheshin protestuesit që kërkonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Albin Kurti duhet të krenohet pamatshëm për fatin e tij të sotëm, për ballin lartë e kurrizin drejtë. Donika Kada Bujupi duhet të krenohet për fatin e saj të sotëm.

Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duhet të krenohen me fatin e tyre të sotëm. Qeveria e Kosovës, pushteti i Kosovës, duke e bërë fatin e këtyre dy djemve dhe të këtyre dy grave të tillë çfarë e bëri sot – të lavdishëm po tregohet pushtet i dhunës dhe i terrotit ndaj atyre që ia duan të mirën më të madhe Kosovës. Ky pushtet s’ka ardhmëri. Partia Demokratike e Kosovës duhet sa më parë të shpëtojë nderin e trashëguar prej luftës së saj çlirimtare: duhet sa më parë, sa nuk është bërë vonë, sa nuk është përlyer politikisht e kombëtarisht përgjithmonë, të distancohet prej politikës që Kosovën e ka bërë shtet privat me polici private. Kosova do ta tejkalojë krizën e madhe në të cilën është sot atë ditë kur kjo qeveri të shkojë ku e ka vendin: në plehun e historisë.

Next Post

Berlini dërgon 1 200 trupa në luftën kundër ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

July 31, 2026
Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

July 31, 2026
Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

July 31, 2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com