• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rexhep Qosja: Fuqitë e mëdha kanë zgjidhur çështjet ballkanike, por të mendojmë dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve

by Java News
08/10/2019 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Rexhep Qosja kërkon që propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shihen me kujdes nga liderët e Kosovës. Në një lidhje telefonike në News24, Qosja foli për propozimet që mund të ketë Uashingtoni apo Europa për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Albin Kurtit, si kryeministër.

Në pjesën më të madhe të rasteve, çështjet mes shteteve ballkanike sipas tij, janë zgjidhur nga fuqitë e mëdha.

Më tej Rexhep Qosja thotë se duhet të mendohet edhe mundësia e shkëmbimeve të territoreve.   

A do të jetë axhenda e VV në përputhje me axhendën në Ëashington apo Berlin?

SHBA-të kanë caktuar përfaqësuesin e tyre i cili do të jetë pjesëmarrës në këto bisedime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Tani a do merren parasysh ato që mund të kërkohen nga BE dhe SHBA që do të propozohen prej qeverisë së Kosovës nuk e di por unë di një gjë prej krizës lindore, çështjet mes shteteve Ballkanike, jo të gjitha të herët por në pjesën më të madhe të rasteve janë zgjidhur si kanë kërkuar fuqitë e mëdha. A do të ndodhë kjo mes Kosovës e Serbisë? Do ta shohim. Propozimet e SHBA dhe BE-së për zgjidhjen e problemeve duhet të shihen me kujdes të madh. SHBA-të janë shtetet me rëndësi të madhe për gjendjen e shtetit. Duhet të kemi parasysh përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

Do të jetë e lehtë apo e vështirë për Albin Kurtin për të përballuar presionin e ndërkombëtarëve?

Nuk e dimë ende se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve. Mund të supozojmë se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve. E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës. U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE.

Kemi një problem tani, krijimin e kësaj qeverie. Një ngjarje që ndodhi sot nuk lejon bindjen se kjo qeveri do të krijohet lehtë. Disa parti kërkuan rinumërimin e votave. Ato tre parti, LDK që i ka kërkuar, PDK dhe Nisma+AKR pse tash pa marrë fund plotësisht numërimi i votave, pse tash kur rezultati përfundimtar nuk dihet ende, pse e kërkuan tani? Mos e kërkuan për të shtyrë krijimin e qeverisë re. Kjo ishte një kërkesë dëshpëruese jo vetëm për ata që përkrahin VV por për gjendjen politike në përgjithësi. Është koha e fundit të merremi vesh mes veti. Duke pasur parasysh interesat e popullit, interesat e shtetit, interesat e Kosovës, interesat e kombit shqiptar në përgjithësi. (BW) /l.m

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In