• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë, të tjerët e përdorën Kosovën si shtëpi private

by A R
07/10/2019 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja  dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parakohshme dhe kriza e vlerave”, ku tregoi votën dhe besimin te Vetëvendosja. Sot, një ditë pas fitores se Albin Kurtit, profesor Qosja tregon pritshmërinë e tij nga një qeveri vetëvendosëse, duke folur edhe emër për emër për humbësit e këtyre zgjedhjeve, nga Mustafa te Thaçi e Haradinaj, por mbi të gjitha për fituesin real të zgjedhjeve në Kosovë, Shpresën! Në fund profesor Rexhep Qosja në këtë intervistë ekskluzive, për dritare.net tregon besimin e palëkundur te bashkimi i trojeve, i kombit në një: “Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”

Intervistoi Rudina Xhunga

Rudina Xhunga:  Profesor, ju e parashikuat këtë fitore të VV-së, ose thënë më mirë e orientuat votën, duke deklaruar pritshmëritë tuaja për VV-në. Si ndiheni sot, një ditë pasi ndodhi?

Rexhep Qosja: Si edhe shumë votues dhe qytetarë të Kosovës e ndiej veten shumë mire pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Dhe e ndiej veten shumë mire sepse zgjedhjet u zhvilluan dhe përfunduan me plotësimin e standardeve të larta të demokracisë. Kosova, me këto zgjedhje e dha një provë pjekurie politike që duhet të çmohet prej bashkësisë ndërkombëtare. E ndiej veten mirë, posaçërisht mirë, pse në këto zgjedhje fitoi partia, vlerat dhe meritat e se cilës i kam paraqitur në shkrimin e bërë publik pak ditë para zgjedhjeve. E fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.

Rudina Xhunga: Profesor, sa rëndësi kanë këto zgjedhje për frymën që i sjellin Shqiptarisë?

Rexhep Qosja: Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit janë të rëndësishme, aktualisht dhe historikisht të rëndësishme, për arsye se botës shqiptare i sjellin shpresën për ndryshime të thella e të gjithanshme të gjendjes me krizë të thellë të vlerave politike, shoqërore, demokratike, kulturore, domethënë se sjellin shpresën për shërimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës nga pasojat e rënies së thellë morale të prodhuar prej politikës së deritashme.

Rudina Xhunga: Profesor, mesa duket fituan Albini dhe Vjosa, si frymë, por matematika e politikës mund të sjellë qeverisje të Isa Mustafës dhe Veselit? A do ta pranojë Kosova këtë?

Rexhep Qosja: Ju po thoni me të drejtë se fituan Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe njëkohësisht shprehni drojën se fitorja e LDK-së si parti e dytë në zgjedhje mund të sjellë qeverisje të Isa Mustafës. Sipas mendimit tim, roli qeverisës i kryetarit të LDK-së është i përfunduar. Dhe është i përfunduar për disa arsye: e para, për arsye se LDK-ja ia ka dhënë rolin e qeverisjes Vjosa Osmanit; e dyta, për arsye se Isa Mustafa është i rënduar politikisht prej disa veprimeve shumë të dëmshme që bëri në koalicionin me PDK-në dhe e treta, për arsye se është i rënduar fort prej korrupsionit, nepotizmin dhe konfliktit të interesit të ushtruar si bashkëqeverisës me PDK-në dhe si kryetar i LDK-së. Ai tani mund të bëjë vetëm një gjë: mund ta sabotojë dhe ta prishë koalicionin Vetëvendosje–LDK.

Rudina Xhunga: Humbja e Haradinajt, Limajt, Veselit, çfarë mesazhi është për ata që fituan luftën?

Rexhep Qosja: Fitorja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së si parti e dytë, sidomos fitorja e Vetëvendosjes për Hashim Thaçin si kryendërtues i politikës së Kosovës pas krijimit të shtetit të Kosovës, për Ramush Haradinajn, për Kadri Veselin e për Fatmir Limajn është pësim e mësim i madh. Por, ata kanë treguar se mësimet nuk duan t’i mësojnë prandaj në shtetin e Kosovës janë sjellë si në shtëpinë e tyre private. Njeriu shtëpinë e vet e ruan dhe e merendon me kujdes, por këta shtëpinë e quajtur shteti i Kosovës e përdorën, e shpërdorën, e ç’merenduan dhe e plaçkitën pa mëshirë!

Rudina Xhunga: LDK-ja vetë dhe kreu Mustafa, çfarë mesazhi morën?

Rexhep Qosja: LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, e morën këtë mesazh: fitoret politike mund të jenë edhe të dhuruara dhe fitoren si parti e dytë në këto zgjedhje LDK-së ia dhuruan Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj me pelegrinazhet e tyre LDK-iste dhe me amnistimin e tyre për të gjitha të bërat e të pabërat tridhjetëvjeçare të LDK-së në kurriz të Kosovës.

Rudina Xhunga: Shqipëria çfarë mësimi mori nga këto zgjedhje dhe cili është besimi juaj, a po e pret Shqiptarinë një fryme e re?

Rexhep Qosja: Ç’mësim mori Shqipëria nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë? Historia na mëson se shqiptarët shpejt nuk kanë pranuar të mësojnë prej pësimeve dhe mësimeve të njëri-tjetrit. Mjerisht.

Rudina Xhunga: Profesor ju kurrë nuk bëtë kompromise me parimet, jeni ndër të vetmit autoritete morale orientuese të këtij kombi! A besoni ju se erdhi dita? Siç qe slogani i VV-së, që shqiptaret të votojnë dhe udhëhiqen nga njerëz të mençur dhe sidomos që e duan kombin. Koha e sistemit, vidh e vrit, se të mbuloj unë, po merr fund!

Rexhep Qosja: A besoj se erdhi dita? Ky ishte një slogan premtues i gjetur me mend, që mund të besohet, ushtroi ndikim në vullnetin dhe vetëdijen e votuesve. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, megjithëse ka rreth vetes një numër të dukshëm burrash e grash me kulturë të shquar politike, me përgatitje profesionale, me nivel të dukshëm të gjykimeve politike, lejohem të them, edhe me gatishmëri e vullnet që pakursyeshëm të bëjnë më të mirat për Kosovën, për shqiptarët në përgjithësi, nuk do ta kenë lehtë. Prapë po e thërras në ndihmë historinë e cila na mëson se shqiptarët–opozitarë, qëllimeve më të mira jo rrallë s’ kanë ngurruar t’u vënë pengesa të ndryshme, të cilave vetëm dreqi dhe i biri do t’ua dinin prejardhjen dhe përmbajtjen. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e bashkëpunëtoret e tij kanë përpara jo detyra politike po misione politike: që të reformojnë të gjithë përbërësit, domethënë të gjithë sektorët e jetës politike, shoqërore, administrative-shtetërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore, që ta bëjnë Kosovën shtet i të drejtës, që ta bëjnë Kosovën shtet social, në të cilin të gjitha dinjitetet do të jenë barabar të kujdesura e të siguruara. Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë./dritare.net

Next Post
Socialistët fitojnë zgjedhjet në Portugali

Socialistët fitojnë zgjedhjet në Portugali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SHBA mbështet luftën ndaj krimit e drogës”/ VanHorn takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së

“SHBA mbështet luftën ndaj krimit e drogës”/ VanHorn takon kreun e SPAK-ut dhe BKH-së

January 8, 2026
Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

January 8, 2026
Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

January 8, 2026
VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

January 8, 2026
Lea Ypi si personazh Big Brother

Lea Ypi si personazh Big Brother

January 8, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

January 8, 2026
Çfarë dëshmoi Basha për 21 janarin që u mbyll ‘rubineti’ i informacionit?!

Pse Drejtësia për 21 janarin dhe Gërdecin mbetet për ne abc-ja e Drejtësisë

January 8, 2026
“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

January 8, 2026
Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

January 8, 2026
Përmbytet Novosela nga “ tërbimi” i Vjosës/ Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit, nuk pranonin të evakuoheshin

Përmbytet Novosela nga “ tërbimi” i Vjosës/ Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit, nuk pranonin të evakuoheshin

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In