• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

by Os De
08/01/2026 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e krijuar nga moti i keq dhe reshjet e dendura të ditëve të fundit ka vënë në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat e emergjencave civile në Qarkun e Durrësit. Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, doli në një komunikim për mediat, ku bëri të ditur se situata është agravuar gjatë 24 orëve të fundit dhe se në disa zona ka nisur evakuimi i banorëve.

“Sapo kemi përfunduar mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile këtu në Prefekturën e Durrësit, ku marrin pjesë të gjithë titullarët e institucioneve që janë pjesë e mekanizmit të Emergjencave Civile”, deklaroi Koçiu, duke theksuar se të gjitha institucionet janë të angazhuara në terren dhe po koordinojnë veprimet për menaxhimin e situatës.

Sipas saj, reshjet e dendura kanë krijuar problematika të konsiderueshme në disa njësi administrative, ku më të prekurat janë Vadardha, Sukthi dhe Katundi i Ri. “Dy nga zonat më problematike janë në njësitë administrative Vadardhë, Sukth dhe në Katundin e Ri. Janë zona ku është instaluar plani i evakuimit dhe po zbatohet nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe të gjitha strukturat që janë në gatishmëri”, u shpreh Koçiu.

Ministrja u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës. “Kam një thirrje për të gjithë qytetarët e këtyre zonave të ndjekin udhëzimet e institucioneve, që të mos kemi rrezik për jetën e njerëzve, por edhe për gjënë e gjallë në banesat e tyre”, tha ajo.

Duke folur për prioritetet e momentit, Koçiu theksoi se fokusi kryesor është mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve. “Në këtë moment, ajo që është më e rëndësishmja është jeta e njerëzve. Duhet të shpëtojmë e të mos kemi asnjë incident, e më pas do të shkohet me një plan vlerësimi dhe një plan zhdëmtimi”, deklaroi ministrja, duke shtuar se Bashkia e Durrësit ka nisur paralelisht evidentimin dhe vlerësimin paraprak të dëmeve.

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Burime për mediat bëjnë të ditur se personat e evakuar janë strehuar në struktura hoteliere.  Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të shumta në qarkun e Durrësit, ku si pasojë humbi jetën edhe një person.  

Nga përmbytjet është prekur jo vetëm Durrësi, por edhe disa qarqe të tjera në Shqipëri si Lezha, Gjiroksatra, Korça, Vlora e Fieri. 

Së fundmi situata më alarmante paraqitet në fshatrat përreth lumit Vjosa në Vlorë e Fier, pas daljes së tij nga shtrati. 

Next Post
“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In