Në një intervistë në Dita, Rexhep Qosja shprehet se nuk beson më në ndëshkimin e Berishës.
“Unë e kontestoj politikën e Berishës prej vitit të parë të ngritjes në politikë dhe e kontestoj për shkak të bolshevizmit të tij, për shkak të populizmit të tij, për shkak të bashkëdyzimit të bolshevizmit dhe fashizmit në atë politikë, për shkak të vrazhdësisë së pamatshme në atë politikë, për shkak të diskursit të tij sheshelian, ndotës, politik, për shkak të dëmit që me atë politikë i ka bërë Shqipërisë e, kur e kur, edhe Kosovës. Edhe tani kur s’është më kryetar i Partisë Demokratike ai po i sjell dëme jo vetëm politike Shqipërisë përmes ujarit të tij politik, Lulzim Bashës. Në kujtesën time ai, Sali Berisha, është shënuar si fatkeqësi politike e shtetërore e Shqipërisë. Nuk besoj se do të ndëshkohet ndonjëherë” – thotë akademiku.









