• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni vazhdon…

by Artur Ajazi
21/11/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“S’ka forcë në botë, të na ndalë në rrugën tonë, revolucioni vazhdon…”. Kushdo e kujton këngën e kohës së komunizmit, ka fatin ta shohë tek opozita e sotme, ose tek pjesa më rradikale e saj. Revolucioni “blu”, duket se ka mbaruar punë me ideatorin e saj, qysh në nisje. Me flakadanë, shashka, dhe tymuese, thuhet se “revolucioni vazhdon deri në fitore”.

Por si mund ti besosh një opozite kaotike, një opozite të dhunshme, e cila nuk njeh bashkëpunim, bashkërendim, nuk njeh gjuhën e fjalës dhe mirëkuptimit reciprok, por thotë “dua këtë, dua atë, dhe kam të drejtë ta marr”. Madje edhe pushtetin e do me “vrap”, pa ardhur zgjedhjet. Kërkon ikjen e kryeministrit Edi Rama, ikjen e qeverisjes tij, kërkon marrjen e pushtetit, edhe pse nuk u votua as nga 50 per qind e demokrateve. Por edhe pse ajo është e vetëdijshme se, “pushteti në demokraci merret me votën e lirë, dhe se qeverisja bie me votë, dhe jo me revulocion”, ideatori i dhunës dhe tymit, nuk mposhtet. Kërkon me çdo mjet “demokratik”, të djegë sallën e Parlamentit, të tymosë muret dhe kundërshtarin politik, duke mos ditur të arrijë asgjë. Në demokraci nuk mund të ecet me moton “nuk ka forcë në botë të ndalë revolucionin tonë”.

Ky mentalitet, i përket së shkuarës. Opozita e sotme në Shqipëri, ka humbur emrin, identitetin, misionin dhe të drejtën e saj për të përfaqesuar anëtarësinë e mbetur. Mbështetësit e saj janë dhuna dhe flakadani. Forca e arsyes dhe argumenti logjik, ka humbur drejtimin  e duhur tek lidershipi i “Rithemelimit”. Ka 3-4 seanca parlamentare që tymueset, zjarri dhe rrëmuja, mbizotërojnë jetën e ligjvënësve brënda atij institucioni. Preteksti me gjoja “refuzimi  dhe kërkesa për komisionet parlamentare”, nuk janë shkaku i tymit dhe zjarrit në Parlament. E vërteta është se, halli dhe problemi personal i kryetarit de facto të “Rithemelimit”, mbetet shkaku kryesor i anarshisë që kërkohet të minojë jetën parlamentare.

Goditja e SPAK-ut në shumë drejtime, arrestimet dhe dënimet ndaj politikaneve, zyrtareve, grupeve kriminale dhe trafikanteve, kanë bërë tjetersimin e qetësisë së grupimit të “Rithemelimit”. U është prishur qetesia, dhe i ka kapur makthi se, e nesërmja mund të çojë në pranga çdo shkelës ligji dhe abuzues me pushtetin, pasi po hapen dosjet e vjetra. “Revolucioni vazhdon”, kjo është motua dhe shpresa e vetme që po mban “rrethbashkuar”, deputetët e “Rithemelimit”, deri ditën e zgjedhjeve të reja, pas të cilave nuk do të kenë më shansin të mandatohen më.

Next Post
“Tentativë vrasjeje, tortura, rrëmbim e përdhunim”, kapet i dënuari me 11 vjet burg në Itali

“Tentativë vrasjeje, tortura, rrëmbim e përdhunim”, kapet i dënuari me 11 vjet burg në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In