Roland Bejko, i ftuar në ABC News, komentoi protestën e sotme të opozitës.
Bejko u shpreh se revolucioni i paralajmëruar u kthye në instalacion. Sipas tij kjo protestë ishte “funerali” i PD.
Për të Berisha po vret PD, duke e cilësuar atë si pronë të tij, duke vrarë kështu shpresën e shqiptarëve që shpresonin te një alternativë që mund të vinte në pushtet.
“Berisha kishte ditë që kishte njoftuar fillimin e revolucionit, në këtë kemi një vit që e kemi dëgjuar, që kur u shpall non grata .
Ne sot nuk pamë revolucion, por pamë funeralin e këtij revolucionit. Ky revolucion na përfundoi në instalacion.
Ai tha që do të përmbyste Edi Ramën dhe përfundoi te bunker arti me dy flamujn në dorë.
Me vjen shumë keq për të, për moshën dhe për atë që ka dhënë në politikw.
Ai po vret PD, duke e cilësuar atë pronë të tij, ajo është shpresë e shqiptarëve. Sot Berisha e ka katandisur këtë parti, si një forcë që nuk shikohet si një alternativë që mund të vijë në pushtet. PD kalon sot gati në shuarjen e saj,” tha Bejko./m.j