• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni  Trump

by Artur Ajazi
11/11/2024 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Donald Trump, presidenti i 47, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, natyrisht ka ardhur me një megaprogram në postin më të lartë, të një superfuqie. Askush mos besojë se, Trump  do të merret vetëm me problemet e kufirit me Meksikën, emigracionin e paligjshëm,  goditjen e rrjeteve kriminale, apo dhe rritjen ekonomike të amerikanëve, të cilën e ka pikën e parë të premtimeve. Presidenti Trump, do të nisë të merret gjatë edhe me problemet e shumta që kanë mbuluar mbarë botën.

Madje që ditët e para të punës së tij. Lindja e Mesme, Kina, Europa, Ballkani, devijancat dhe situata ende e nderë në Ukrahinë, ridimensionimi i marrëdhënieve me Rusinë, goditja e rrjeteve kriminale në SHBA, Amerikën e Jugut, etj..etj, janë dhe do të mbeten si probleme për zgjidhje të padiskutueshme nga zoti Trump. Padyshim Ballkani, mbetet një shqetësim tjetër për presidentin e ri  të SHBA.

Mungesa e stabilitetit, shkëmbimi verbal  i kërcënimeve, presioneve paralajmërimeve  dhe rritja e tensioneve mes shteve ballkanike, kryesisht Serbisë-Kosovës, situata në Bosnje, apo shtetet anëtare të NATO-s, në kufi me Rusinë, nuk janë  jashtë  axhendës së tij. Pra, e presin  punë të shumta. Dhe mes kësaj turfullime, ku stafi i tij, pret të rradhisë  problemet nga njëra-tjetra, për t’ja parashtruar  zotit  Trump  në zyrën e tij, në Tiranë politika amfibe, (e cila me kohë duhej të ishte tërhequr) nuk ngurron  të bëjë insinuata  dhe krahasime të tilla si “ne jemi si partia e Trump, jemi si ai, kemi vuajtur si ai, jemi  aleatët e tij”, etj..etj.

Qesharake  ta mendosh se, Trump mund të gjejë kohë të mendojë aq gjatë, për fatin e ndonjë politikani në pension, dhe të lërë pas dore  axhendën e tij  të ngjeshur, për të bërë realitet  premtimet e dhëna amerikanëve. Demagogjia  ballkanase, që ka shoqëruar deri sot fushatat elektorale, shumë shpejt do ta shohim t’ja lerë vendin, një politike të re, një stili të ri, një mendësie të re, e cila do ti përshtatet ritmit të qeverisjes dhe presidencës së zotit Trump.

Nuk ka kthim pas. Ky është mesazhi që po japin bashkëpunëtorët e presidentit të ri, për klasën e vjetëruar amerikane dhe atë botërore. Trump, nuk  ka  fare ndërmend të bashkëpunojë me vjetërsirat europiane, ballkanike dhe  aziatike. Ndërtimi i një rendi të ri, mbetet sfida e 4 vjeçarit të drejtimit të Shtëpisë Bardhë nga Donald Trump. “Me hir, ose pahir”, me bashkëpunim ose me ushtrim të autoritetit si superfuqi, presidentit të ri , do ti duhet të përmbushë me sukses  premtimin dhe misionin e tij politik  dhe  gjeostradegjik, për ti rikthyer  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, autoritetin e duhur në botë.

Sa për “nono-grata-t” kudo në botë qofshin ato, mendoj se zoti Trump, nuk do të ketë mundësinë kohore të merret me problemet private të askujt , që është “skanuar” më parë (edhe me dijeninë e tij) nga DASH.

Next Post
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Meta në burg, Berisha në shtëpi/ Duka: Kosto për opozitën. Mazhoranca ka filluar organizimin për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com