• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni “Të ngremë një të vdekur të hajë pulë të pjekur”!

by Irena Beqiraj
11/02/2020 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj 

“You either die or you triumph and there is no alternative”. Ose vdes ose triumfon, nuk ka tjetër alternativë.

Kjo është mantra e pushtetit, e cila vjen që nga kohët e Perandorive, ku lideri edhe pse Perandor e dinte mirë çfarë pritej nga ai – Triumfi.

Asgjë nuk ka ndryshuar në luftën politike sot. Ose triumfon ose vdes politikisht.

Të triumfosh politikisht nuk mjafton të denoncosh, nuk mjafton të çirresh që ti po mbron interesin kombëtar, nuk duhet vetëm të tregosh sa i korruptuar apo sa keq po menaxhon kundërshtari. Mbi të gjitha duhet të tregosh se je në gjendje të zëvendësosh qeverisjen aktuale me një alternativë më të mirë, me ide më të mira, udhëheqje më të mirë, komunikim më të mirë, demokraci më funksionale.

Në 7 vitet e fundit, loja politike që luhet në qytet, ka vetëm një humbës të madh edhe për më keq një të mundur konsekutiv, ai është lideri i opozitës. Në greminën e humbjes po tërheq të djathtën, e cila nën drejtimin e tij nuk ofron asnjë alternativë të besueshme.

Mjafton të kujtojmë që për 4 muaj, në Çadrën e Bulevardit demokratët u premtonin shqiptarëve Republikën e re. Republikën që  do ta ndërtonin me listën e kryetarit, i cili me mendjelehtësi nuk ngurroi të përqeshte jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, duke përfshirë në listën e Republikës “më premtuese të të gjitha kohërave” edhe zonjën e “Kërpëratës së Investimeve”.

Lufta e të djathtës apo revolucioni është përpjekje e dëshpëruar për të bërë një lider të vetëvrarë politikisht kryeministër, i cili ngriu dhe shkriu në zgjedhjet partiake, duke minuar demokracinë brenda partisë.

Një lider që shquhet për paqëndrueshmërinë e tij taktike dhe strategjike, duke endur opozitën rrugëve për një vit, në një luftë të humbur që në ditën e parë. Lideri i opozitës nuk ka asnjë kapacitet të qëndrojë në këmbë para popullit të vet, edhe për këtë arsye lehtësisht mund të  përulet në gjunjë në kërkesën e parë të ndërkombëtarëve.

Revolucioni me objektivin “të ngremë një të vdekur të hajë  pulë të pjekur” është një shaka e marrë.

Lideri i të djathtës ka “vdekur” politikisht, nuk triumfon dot më. Nderojeni siç nderonin dikur faraonët!

Balsamoseni kujtimin e tij  në librin e historisë së të djathtës, por “varroseni” një herë e mirë alternativën e tij, ka vdekur me kohë. Një alternativë të re mundohuni të mbillni, të ushqeni dhe lulëzoni nëse mundeni.

Ky është progresi që pret ky popull nga ju.

Next Post
Shpërdoruan detyrën duke fshehur krime, pezullohen nga detyra 7 efektivë policie

U pezulluan për drogë, ndërtime pa leje dhe fshehje të krimit/ Gjykata rikthen në detyrë 2 policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In