• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Revolucioni” Rama…

by Artur Ajazi
11/05/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shqipëria po përjeton prej 9 vitesh (dhe do të vazhdojë) “revolucionin” Rama.  Ai u shtri në tokë, det, ajër, mjedis, shkolla, shëndetësi, ekonomi, kulturë, bujqësi, duke rritur cilësisht jetën e qytetarëve, dhe vazhdon të lehtësojë hallet e tyre. Revolucioni Rama, nuk ndalet. Ai mbetet i pari kryeministër në Shqipëri (dhe pse jo edhe në Ballkan) që shkon, takohet dhe ndahet nga homologët e tij europianë, si i barabarti mes të barabartëve, duke arritur ti ketë “peshë” fjala, kërkesa, sygjerimi, ankesa. Nuk ndjen inferioritet, nuk stepet ndaj kritikave dhe kritikon cilindo, që pasi ka marrë angazhimin dhe përkushtimin e tij, e zhgënjen.

Edi Rama, ka ardhur në 2013 në pushtet, me një premtim dhe përbetim para vehtes dhe shqiptarëve se “do të bëj Shqipërinë”. E nisi nga shembja e objekteve pa leje, pa pyetur shumë se ishin të miqve apo armiqve të tij. E vazhdoi me reformimin e sistemit arsimor, futi në sistemin shëndetësor parime dhe sfida të reja, duke groposur gërshërët  dhe bisturitë  kineze në ambulanca dhe spitale, që kishin atje qysh nga 1975. Shumë shqiptarëve, u është dukur “çmënduri” heqja e shërbimeve nga sportelet, por Edi Rama ja doli.  Shumë prej nesh, e shihnim me pesimizëm çdo ide dhe nismë të tij, e shihnim me skepticizëm  ftesën  dhe nxitjen që ai i bënte biznesit vendas dhe të huaj, për të investuar në sektorët stradegjikë, pasi ishin e ardhmja e vendit.

Sot Shqipëria është ndër vendet e para në Europë, që ka eleminuar takimin fizik mes qytetarit dhe zyrtarit, duke minimizuar korrupsionin. Gjithçka kryhet on-line, gjithçka vjen on-line, duke lehtësuar hallet dhe zvarritjet ndaj qytetarit. Revolucioni Rama, ka dhe do të ketë një shtrirje të madhe kohore. Shqiptarët i besuan atij mandatin e tretë, dhe nuk u zhgënjyen. Do ti besojnë edhe mandatin e katërt, pasi revolucioni i tij nuk ndalet. Sot pas 9 vitesh pushtet, vendi qëndron dinjitoz në krah të SHBA-ve, dhe po bëhet gati të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Faktori ndërkombëtar, mbetet sot  mbështetësi ynë kryesor në projektet e së ardhmes. Shqipëria e Edi Ramës, po përjeton  epokën dixhitale, dhe ka lënë pas errësirën e dikurshme, që shtrihej në të gjitha fushat e zhvillimit që trashëgoi nga pushteti i “non-grata”-s. Shqipëria është sot vendi i lakmuar nga investitorët  dhe nga turistët e huaj europianë, amerikanët, aziatikë, e më gjërë, me resurse të jashtëzakonshme  zhvilluese në çdo sektor jetik të ekonomisë.

Vendi po bëhet gati të presë investime të paimagjinuara ndonjëherë në 30 vite tranzicion,në fushën e zhvillimit dhe modernizimit portual, detar dhe ajror. Shumë shpejt, Shqipëria do të jetë e pavarur nga blerja e energjisë elektrike, duke u bërë kështu vendi i parë në Europë, që e siguron atë falë investimeve që po kryhen në atë fushë. Revolucioni Rama, nuk ndalet, edhe sikur të dojë vetë kryeministri ta ngadalësojë  ritmin e tij. Çdo njëri prej nesh, është pjesë e atij revolucioni, si bashkëudhëtar i një prej epokave më të rëndësishme të zhvillimit të vendit.

Next Post
Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile: 95% e shërbimeve jepen online!

Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile: 95% e shërbimeve jepen online!

Comments 2

  1. ppa says:
    4 years ago

    Shume shpejt per ti bere ditirambe Rames; nuk mohohen arritjet por disa prej tyre jane te nxitura dhe te pamenduara mire; sherbimi online, eshte sukses per ato qe lidhen me veprimet noteriale, hipoteken, tatimet etj. Por nisma e fundit per sherbimet e gjendjes civile eshte e pamenduar mire, sidomos per certifikatat qe nevojiten per jashte shtetit: eshte lehtesuar sherbimi gjendjes civile por eshte rritur kosto per qytetarin qe tani duhet te paguaje zyrat apo sherbimet e internetit ….sepse thuhet qe shumica ka akses ne internet, por shtohet nevoja e printimit te dokumentit

    Reply
  2. Ρrushi says:
    4 years ago

    Më në fund një gazetar me këmbë në tokë.
    Pak vonë, por më mirë se kurrë. Mbase është vërtet i pavarur. Këto tre vjet do të jenë vendimtare. Dhe mandati i katër i Ramës, Shqipëria hyn në shina evropianë. Pa kthim prapa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In