• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni nga ballkoni!

by Dritan Hila
04/01/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Mendoni një skenar të tillë në Itali, Gjermani apo Angli:

Një i moshuar 80-vjeçar del në ballkon dhe fillon e bërtet për të përmbysur qeverinë, për revolucion dhe hatara apokaliptike. Një familje normale do lajmëronte urgjencën për ta qetësuar dhe shmangur talljet nga njerëzit që kalonin në rrugë.

Në rastin e rrugës “Mustafa Matohiti” kemi një realitet të përmbysur. Ata në rrugë besojnë se ato që thotë plaku në ballkon mund të ndodhin madje brohorasin.

E gjitha është një situatë mes qesharakes dhe absurdit, tipike nga tregimet e Mark Tuenit ku shitës ambulantë sharlatanë ofronin lëngje çudibërëse që më dy lugë shëronin dhëmbët, rënien e flokëve dhe syrin e keq.

Është një situatë ku prokuroria është në hall sepse bëhet qesharake po të kërkojë arrest me burg për dikë që duhet të ishte në çmendinë. Por njëkohësisht është nën presionin e ligjit.

Ndërkohë qeveria rri indiferente dhe nuk jep asnjë koment. Mesa duket Edi Ramës i shijon kjo punë. I shijon edhe për faktin që gjermania “Bild” merret seriozisht me Berishën dukë vrarë me një gur dy zogj ose më saktë duke u tallur me të dy.

Por kjo situatë është edhe ndihma më e madhe që i jep Berisha, Ramës prej dy vjetësh, pavarësisht se as ia kërkon dhe as ia di për faleminderit. Ai ka premtuar që do të përmbysë qeverinë dhe do bëjë revolucion krahas denoncimit të aferave korruptive të Ramës.

Nuk ka ndihmë më të madhe. Kush mbas kësaj komedie revolucionesh nga ballkoni do u besonte denoncimeve qofshin këto edhe të vërteta?

Kjo është arsyeja që opozita po kalon nga faza e qenies e parëndësishme në qesharake. Ky person është arsyeja pse asnjë opozitë nuk po bëhet e rëndësishme në këtë vend dhe pse sot të jesh opozitar është bërë e vështirë pasi në vend se të identifikojnë si alternativë serioze të identifikojnë si prurës gallate i tipit Berisha.

Pastaj a do të bëjnë vaki revolucione nga një plak që bërtet nga ballkoni, kjo nuk ndodh në një botë normale.

Dhe shqiptarët janë akoma njerëz normalë dhe racionalë. Ia kanë lënë në dorë drejtësisë, ashtu siç bën çdo komb i pjekur.

Next Post
VIDEO / Krimineli sulmon gjyqtaren në seancë pasi i mohoi lirinë me kusht

VIDEO / Krimineli sulmon gjyqtaren në seancë pasi i mohoi lirinë me kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In