• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Revolucioni’ në kërkim të një Che-je- shqiptar që do të rrëzonte Ramën, por që nuk gjendet…

by Ylli Pata
11/07/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sot është Sri Lanka një model i revolucionit berishjan për ta përmbysur Edi Ramën dhe për të sjellë në krye ata që para ca muajsh thanë e lamë revolucionin, do ndjekim zgjedhjet.

Po siç duket, do ta rimarrin në një kohë tjetër, pasi tani u duhet të ndjellin dalldinë e revoltës, apo revolucionit. Të kërkojnë Gavroshë, Maratë, apo Roberspierë shqiptarë, të cilët, të nxitur nga filozofia e profesor Fugës që ha peshk dietik me Presidentin, e ka gati tezën aktuale postvolter për të sjellë një jakobinizëm të ri në “Vendin e “Shqiponjave”. E kështu për të ndjellë një revoltë aq të madhe sa t’i presin kokën… mbretit? Apo Napoleonit, që e fali mbretin në 2013-n. Këtë e kanë në dorë ideologët e përshtatjes së teorive revolucionare sipas kushteve të Shqipërisë.

E në fakt kjo tezë revolucionare që nga qeshori i 2013-s në Shqipëri, ka pasur shumë faza, shumë teza, shumë modele e alterego botërore.

Por deri tani nuk se është gjetur një Che Guevara shqiptar që të frymozojë masat. Sa për info, Komandante Che ka qenë mjek, një mjek që ka punuar shumë pak në profesionin e tij, edhe pse ishte i talentuar dhe i formuar. Ai e vari bluzën në gozhdë, pasi Fideli ja mbushi mendjen se do të bënin revolucion në fillim në Kubë, pastaj në të gjithë Amerikën Latine për të sjellë të shtypurit në drejtim, kundër kastës së vjetër. E kur Fideli e harroi revolucionin e nisi të merret me pushtetin Che-ja iku për të vijuar revolucionin e u vra në Bolivi.

Tek ne ka kohë që mjaft “jakobinë” e “sandinistë”, “maoistë” e “anti-janky” kanë shpërthyer hapur, madje aq shumë, sa e kanë kthyer argumentin politik në panelet e darkës e mediat pro Sali Berishës dhe Ilir Metës, që janë në shumicë, në një faqe 4 të “Zërit të Popullit” të viteve 70, ku nuk lihet asnjë “heoizëm i popujve antiamerikanë në botë” pa u bërë pjesë e “revistës së tyre televizive”.

Në fakt në të gjithë narracionin e tyre nuk ka një vijë lineare, por thjesht ecin sipas një simpatie apo njohje mbi teorinë ndërkombëtare të revolucionit.

Një mbështetës i Ilir Metës, e kishte fiksim “marrjen e Bastijës” sa e përmendte herë pas herë qoftë në 2017, 2019, apo 2021, por pikëpyetja mbetej nëse ai kërkonte hapjen e burgjeve apo i referohej aktit primar të nisjes së Revolucionit Borgjez Francez, i cili sipas zhvillimeve të reja ka rezultuar një fake news.

Se nëse i referohet Bastijës si burg, Sali Berisha ja ka kaluar Roberspierit me kohë, pasi në 1997, hapi të gjitha burgjet, e një vit më pas votoi me shumicën e PD-së në Parlament amnisti për kapo bandash që ishin dënuar edhe për vrasje të shkallës së parë. Sipas atyre që historinë e njohin mirë, nuk ka asnjë precedent në historinë botërore, edhe në vendet më primitive që kishin hyrë në shekullin e e 20 në shtetet kombe.

Por ata po ndjellin një revolucion të llojit të ri, atë që ata e quajnë revolucionin selektiv, një lloj revolucioni hibrid, që rritet si puna e rrushit që e mbjellin bujqit që përtojnë ta spërkasin dhe e lënë të tharët.

Me një fjalë, të sulmohen vilat e rezidencat e atyre politikanëve që janë sot në pushtet. E është e bukur, se ca që po konkurojnë për postin e Che Guevarës, edhe pse nuk kanë pamjet e flokët e El Comandante-s, kanë qenë shefa të policisë financiare në vitet e para të pas “Revolucionit Demokratik”, ku lekët fitoheshin me kilogram. Pikërisht atëherë, kur kolegu i Che Guevara-s shqiptare hapi bingot, kazinotë e piramidat financiare.

Interesante është se po sjellin edhe kujtesën e piramidave; Sudes, VEFA-s, Gjallica-s. Në fakt mirë do të ishte të zbardhej e vërteta se ku shkuan paratë e piramidave. Kush e betonizoi bregdetin shqiptar dhe kush i ka vilat në Gjirin e Lalzit, apo në Dhërmi, Palasë, e në pjesën e tankërllëkut shqiptar.

Nëse revolucioni do bëhet, nuk ka pse të jetë selektiv, por t’i fshijë të gjithë, se fundja edhe me vila, edhe idhtarë të Che Guevara-s, sikur nuk shkon.

E kjo nuk është fare shaka, e as një histori e stisur nga lart siç është revolucioni berishian, por një ndjesi që vjen nga publiku, i cili është i mllefosur me ngrefosjen e kastës politike që jeton në luks me paratë e korrupsionit.

Nëse nuk e bën SPAK ndarjen e shapit nga sheqeri, në një moment vakumi, kjo do të jetë “Sri Lanka” shqiptare. Pasi jemi vend i vogël dhe i dijmë mirë se ku i kanë e si i kanë bërë vilat “roberspierët” e “che guevarat” shqiptarë.

Por nëse do ta përmendin sërish 1997-n duhet ta dijnë se Shqipërinë nga ai budallallëk i politikanëve vampirë shqiptarë e shpëtoi NATO, që solli në Shqipëri një forcë ushtarake për të na mbrojtur nga njëri-tjetri.

Next Post
Presidenti i ri/ Vangjeli: Dështojnë tre raundet e para, pastaj Rama vjen me dy emra

Vangjeli: Naivitet kriminal të mendosh se drejtësia e re do të ndryshonte klasën politike në vend

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    A duhet te prese akoma SPAK per te gap doshet e jaluara ku personazhe ,jane dhe ideatirwt e rwvilucuoneve te njepasnjeshme ne Shqiperi .Toleranca e drejtesise behet shkak i kaosit .

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In