Menaxheri i ri i Manchester United, Jose Mourinho, ka përpiluar një listë prej 13 futbollistëve, të cilët shihen si të panevojshëm në Old Trafford.
Listën prej futbollistëve të padëshiruar në grupin e tij, trajneri portugez e ka dorëzuar tek nënkryetari ekzekutiv i klubit, Ed Woodward.
Sipas El Confidencial, në listën e të padëshiruarve përfshihen, Juan Mata, Ander Herrera, Memphis Depay dhe Luke Shaw, të gjithë këta transferime të mëdha në kohen e David Moyes dhe Louis van Gaal.
Lojtarët e tjerë të përcaktuar të largohen apo të shkojnë në huazim përfshijnë: Marouane Fellaini, Bastian Schweinsteiger, Michael Carrick, Ashley Young, Matteo Darmian, Marcos Rojo, Antonio Valencia, Guillermo Varela dhe Sergio Romero. /a.m.