• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Rama: Në lojë “plani B”, Drafti në Parlament (a po lëvizet për bërjen e 94 votave?)

by A R
06/06/2016 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi dhe dështimi për të gjetur konsensus në takimin midis kryeminsitrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim basha ishte në fokus të emisionit “Top Story” në Top Channel. Kryeministri Rama komentoi bisedimet tre orëshe të cilat nuk arritën të prodhonin konsensus. Sa i takon pyetjes së analistëve për fatin e mazhorancës nëse miratimi do të dështonte, Rama nuk dha ndonjë përgjigje të drejtëpërdrejtë nëse do të shkohej në zgjedhje të parakohshme apo qeveria do të vijonte punën. Rama tha se “plani B’ i lakuar prej tij është pikërisht hapja e rrugës për ta çuar Draftin drejt sallës së Parlamentit që do të nisë që nesër. Por, në kushtet kur mazhoranca nuk i ka 94 votat e mjaftueshme për miratimin e draftit, tashmë po lakohet në media se po punohet për sigurimin e disa votave nga opozita në Parlament. Edhe opozita i trembet rrjedhjes, kur deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin “Tonight” të Ilva Tares se në këto kushte vendo do zhytej në një krizë të gjatë politike.

“Nesër në mëngjes drafti fillon rrugën drejt sallës së parlamentit. Nuk presim më asnjë sekondë, drafti do vazhdojë rrugën e vet, derisa kush ëhstë që do që gjyqtarët e prokurorët të futen në radiografinë profesionale, dhe të ketë proces seleksionimi, kushdo që KLD dhe gjithë këto strukturat e tjera që i kanë nxirë jetën shqiptarëve të shemben dhe të gnrihet një sistem i ri voton reformën në drejtësi. Kush nuk i do këto merr përgjegjësinë para votuesve të vetë sepse jam i bindur që nuk ka zgjedhës të PD që të mos i dojë këto gjëra. Është përgjegjësi që do ta marrin të gjithë. Ne nuk vazhdojmë një rrugë që e ka një limit. Ne po kërkojmë të votohet një Draft i cili është vulosur nga SHBA dhe BE përmes institucioneve të tyre.  Plani B është ky që sapo ka hyrë, që Drafti do shkojë drejt sallës. Tani më mirë flasim më mirë si mund të kualifikohet kombëtarja në grup, se sa të merremi ca do ndodhi më prapa. Jam shumë i bindur të besoj që ka mundësi të mëdha e do t’ja dalim me sukses. Takova presidentin e Francës para disa ditësh dhe Franca ishte e qartë: Miratoni reformën dhe ne do t’ju mbështesim për të hapur negociatat”, tha Rama.

Referuar kërkesës së PD “për vendet e rezervuara”, që përbën edhe pikën që ndan palët, Rama tha se ky lloj votimi ka dështuar në kroaci, vend i cili është përmendur si shembull nga opozita.

“U përmend Kroacia që ka “vendet e rezervuara”. Atje ka të drejtën një parti të zgjedhë një gjykatës, partia tjetër një gjykatës tjetër e kështu me radhë. Ka një vit që bëhet një debat i madh për ta hequr këtë lloj ndarjeje torte në Kroaci”, tha Rama.

Më tej Rama tha se mazhoranca pranoi atë që opozita ka kërkuar prej kohësh, votimin me 2/3.

“Partnerët hartuan një plan me disa pika për të gjetur konsensusin. Një ndër pikat ishte edhe lëshimi i çështjes për votimin me 2/3-at. Ne e pranuam tërësisht propozimin e partnerëve. Ne nuk qëndruam te 3/5 por ofruam edhe 2/3, që është formula që për çdo zgjedhje duhet të bien dakord 94 veta, të gjtiha partisë që janë në parlament. Pse e pranuam, sepse parlamenti nuk e bllokon dot sistemin. Nëse parlamenti nuk arrin akord për të votuar, sistemi e gjeneron vetë të zgjedhurin. Kemi garantuar me këtë Draft që sistemi aktual bie përtokë, Që nga KLD që duhet të shkrihet. Brenda sistemit, mekanizmat e propovimit janë të atillë që së pari personat që do punojnë në sistem kanë kaluar testin e apstërtisë, dhe partitë nuk mund të trokasin në zyrat e tyre e t’u thonë:’na shërbe neve se ne do të zgjedhim’. PD ose do t’i bëjë rezistencë reformës me avazin e vjetër, ose do të bashkohet për ta votuar sistemin që meriton Shqipëria e gjeneratës tjetër”, tha Rama.

Më tej kreu i mazhorancës i’u përgjigj edhe interesit të analistëve për faktin që doli para mediave pas takimit me Bashën me një fjallim të përgatitur. Ai tha se kishte përgatitur dy fjalime, edhe një tjetër në rast se gjendej konsensusi.

“Ne ishim përgatitur për të dyja mundësitë. Kisha përgatitur dy fjalime, kisha gati edhe fjalimin nëse do kishte sukses”, tha Rama.

/a.m.

Next Post

Horoskopi 7 Qershor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

August 19, 2026
Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

August 19, 2026
Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

August 19, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

August 19, 2026
Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

August 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

August 19, 2026
Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

August 19, 2026
Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com