• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni, me virusin e sistemit të vjetër?

by Ylli Pata
07/09/2026 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në vigjilje të guerriljes para Parlamentit, revolucioni i mbetur i flamingove po celebron në mediat aleatë të ngushtë, jubileun e 100 ditëve.

Një gur kilometrik realisht i rëndësishëm për një lëvizje, ku përveç festës së konsistencës, ja vlen edhe diskutimi e reflektimi për një zhvillim politik që e ka kapluar Shqipërinë e 2026-s.

Në entuziazmin e 100 ditëve, njerëzit e revolucionit i kanë shprehjet të gatshme; rrëzuam mitin, vramë frikën dhe kthyem shpresën.

Ka shumë gjasa që të vijojnë furçat vetëlavdëruesve për të rritur pak vetëvlerësimin e një fenomeni, i cili u nis për të qenë revolucion epokal. Të ndryshojë sistemin.

Sistem, që në Shqipërinë aktuale nuk është më rrëzimi i komunizmit, regjimit një partiak të Partisë së Punës, por është një përmbysje e statusquo-së politike të postkomunizmit.

Një referencë që është diskutuar prej vitesh, megjithëse nuk e ka pasur vëmendjen e duhur për një debat në mënyrë të shteruar. Megjithatë thelbi është pak a shumë i qartë; të ndryshojmë statusquonë e vjetër politike, të krijomë një sistem të ri të kontraktimit publik të burimeve natyrore, të ringremë një shtet social që klasa politike postkomunizte e shkatërroi edhe në konvept.

“Individi i fortë e shteti i dobët”, ishte sllogani i Sali Berishësn ë 1992-shin, ku gëluan çakallët e kapitalizmit pa pyetur se në pyll ka edhe gjallesa më të buta e të pambrojtura.

Ka një dialog interesant në “Qortimet e Vjeshtës”, ku i ati i Kujtim Stefit(që luan Qemal Stafën), i cili ishte një republikano filoqemalist, i vjen keq të birin se po lodhet për të lexuar Volterin, Rusonë, Roberspierin. I biri ja kthen: Më shumë baba, më shumë: Marksin, Engelsin, Leninin e Stalinin!

Koncept që më pas e konkretizon me esenë e famshme që atëherë quhej hartim: “Një botë re po shembet, një e re po ngrihet gërmadhash”.

Ky ishte revolucioni, përmbysja e një sistemi klientelist klasash të merimangosura me një realitet që kërkon shkundje, heqje merimangash, patrim, stukim, lyerje, e ndonjë rinovim të interiorit. Këtë “revolucion” çdo familje shqiptare e bën në çdo sezon. Nuk është gjë e panjohur.

Mirëpo revulucionarët nuk vijnë me një ide përmbysëse, por vetëm me atavizmin e vjetër të qeverisë teknike, që në Shqipëri njihet si supa e vjetër e Sali Berishës e 2017-s, 2019-s e me radhë.

Revolucioni i 1968-s, i cili ishte një nga më të fundmet lëvizje të vrullshme në Perëndim, edhe pse ka skeletet e tij në dollap, solli gjëra të mëdha. Padyshim ndryshoi edhe qeveri me anë të zgjedhjeve, por në fillim solli fitoret e të të drejtave; nga divorci te aborti, nga të drejtat e grave te ato të komuniteteve identitare.

Ai revolucion ka sjellë shumëçka në Europë, pasi u shoqëria me përmbysje politike e konstitucionale. Por në radhë të parë, ai revolucion ishte fuqizim i demokracisë, betonim i shtetit ligjor dhe rritje e penetrimit qytetar në vendimin e pushteteve.

Revolucionet e mëdha, ose edhe të vegjël le t’i quajmë, kanë nisur nga ideja, filozofia, koncepti i një shoqërie të re qoftë utopike, qoftë realiste.

Këto ide e bëjnë më të ndezur debatin, fusin në debat më përfshirje, e krijojnë konfrontimin e duhur për të gjetur të mesmen e artë.

Revolucioni i flamingove e nisi me Zvërnecin, që është kauza e parë dhe me e rëndësishmja e saj. Pasi kontestonte një akt që e quajnë ideologjik. Dhënien e së zhvillimit të territoreve për oligarkët siç i quajnë. E braktisën këtë kauzë sepse pranuan kompromisin e franchise-s shqiptar të flamingove.

Zvërneci dhe kauza e së drejtës ambjentale është një kauzë, por që e kanë grupet e partitë e majta ambjentaliste në Europë. Të cilët njëjtë si në Shqipëri, edhe në Greqi e Itali akuzojnë Izraelin se po i merr tokat. Ndoshta nuk ngjit, por është kauzë. Megjithatë në këto vende debate mbi tema të tilla bëhet shumë i gjallë dhe i fortë, ku e majta amjentaliste akuzohet si një komponent i kulturës woke dhe cancel culture, pra si një pjesë e establishmentit apo e sistemit aktual.

Deri tani fytyra e revolucionit të flamingove nuk ka ardhur as në nivelin e Volterit as te profesoritit të politologjisë së universitetit që shpërndan doktoratura për politikanët. Është në nivelin e “profesorëve” të irrituar me sistemin, por së paku deri tani nuk na kanë folur për sistemin e ri.

Nesër, prioriteti është veza e 100 ditëve, si një vulë e këtij revolucioni. Të cilën pjesëtarët e sistemit që AFT i zbythi në Saxoni ja hodhën Joshka Fisherit në 1999 se bombardoi Serbinë e Slobodan Milosheviqit…

Next Post
Sara Mila reagon ndaj video-montazheve: Balta e kazanit s’ma ndal dëshirën dhe përkushtimin për…!

Sara Mila reagon ndaj video-montazheve: Balta e kazanit s’ma ndal dëshirën dhe përkushtimin për...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com