Sali Berisha ka vijuar sot me ditën e tretë të reovlucionit që ka paralajmëruar.
Pak para nisjes së seancës në Kuvend, ka qenë Oerd Bylykbashi ai që deklaroi se nuk ka arsye pse 12 deputetët e përjashtuar të mos lejohen në sallë derisa Byroja të shqyrtojë kërkesën.
Sikurse edhe të hënën, të përjashtuarit janë konfrontuar fizikisht me gardistët teksa nuk janë lejuar të hyjnë në godinën e Kuvendit.
Pjesëmarrja e protestuesve mbetet e ulët si në protestën e së hënës, ndërsa Sali Berisha ka zgjedhur të vijë i fundit.
/a.r