• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi nga Kuvendi, deputetët e PD paraqesin ankim në Byronë e Kuvendit

by A R
16/02/2023 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e PD kanë paraqitur kërkesë për ankimim në Byronë e Kuvendit për vendimin për përjashtimin e deputetëve.

Bylykbashi thotë se në bazë të rregullores, deputetët mund të futen në Kuvend deri sa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar. Kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës.

Oerd Bylykbashi: Siç mund të jeni informuar, është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët të cilët janë ndëshkuar në mënyrë të palajishme. Ky ankim detyron Kuvendin të pezullojë ankimin dhe deri në shqyrtimin e saj, deputetë kanë të drejtë të hyjnë dhe të marrin pjesë në senacë. Është e drejta e deputetëve, deri ta marrë në shqyrtim Byroja, ky vendim për sanksion pezullohet. Kemi kërkuar që të merren masa. Ka detyrë të zbatojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda.

Rama po e përdor Kuvendin duke cënuar të drejtat e përfaqësimit të të gjithë atyre që kanë votuar në Parlament. Është një stuhi që po përfshin cdo ditë e më shumë këtë Kryeministër. Ne kërkojmë që afera “McGonigal” të hetohet dhe të dalin jashtë të gjitha lidhjet kriminale për të cilën janë para përgjegjësisë persona në SHBA. Kryeministri ka marrë këto masa në grup në mënyrë që të zbrazë Parlamentin nga opozita. Kërkojmë që Byroja ta marrë në hetim kërkesën tonë.

Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë Berisha e Noka, ndërsa Këlliçi dhe Paloka 5 ditë pas trazirave seancën e kaluar.

/a.r

Next Post
Kronika e një dite sulmi

Fjalimi që nuk e mbajta dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com