• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Revolucioni me ngjyra mori fund”, Vuçiç: Nuk do të lejojmë të na shkatërrojnë!

by A R
13/04/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra mijëra mbështetës të Presidentit Aleksandër Vuçiç morën pjesë në një manifestim në Beograd, pas disa muajsh protestash antiqeveritare rreth vendit.

Një organizatë monitoruese bëri të ditur se rreth 55 mijë njerëz ishin mbledhur para Asamblesë Kombëtare. Edhe pse disa prej simpatizantëve të Vuçiçit kishin udhëtuar nga vendet fqinje, përfshirë veriun e Kosovës, pjesëmarrja ishte më e ulët se sa në manifestimet kundër regjimit të muajit të kaluar.

Serbia ka përjetuar demonstrata të rregullta që prej nëntorit, kur shembja e strehës në një stacion hekurudhor të Novi Sadit vrau 15 persona, duke nxitur zemërim të madh publik. Shumë qytetarë fajësojnë korrupsionin e përhapur në Partinë Progresiste në pushtet për tragjedinë.

Lideri serb Vuçiç promovoi manifestimin të shtunën, teksa prezantoi të ashtuquajturën Lëvizja për Popullin dhe Shtetin, që siç tha, do të shpëtonte Serbinë nga forcat që po përpiqeshin të shkatërronin vendin. Në një fjalim në event, ai u bëri thirrje prokurorëve të rikthejnë rendin dhe paqen. Vuçiç pretendon se protesta e drejtuar nga studentët ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend, teksa akuzoi pjesëmarrësit se po paguheshin nga agjenci të huaja të inteligjencës.

“Ne nuk do të lejojmë ata nga jashtë ose brenda të shtypin vendin tonë. Më lejoni t’ju them se revolucioni me ngjyra ka marrë fund. Ata mund të ecin sa të duan, por asgjë e mirë nuk do të dalë prej kësaj”, tha Presidenti serb.

Vuçiç kritikoi gjithashtu televizionin shtetëror RTS, duke e përshkruar si pjesëmarrës kyç në revolucionin me ngjyra. Kryeministri hungarez Viktor Orban ju drejtua mbështetësve të Vuçiçit me një video-mesazh.

“Patriotët serbë mund të mbështeten tek patriotët hungarezë”, ishte mesazhi i tij.

Next Post
E rëndë! Kërcënohet G-Bani pasi i doli në mbrojtje Gjestit: Jetën e jap, hajdeni…

E rëndë! Kërcënohet G-Bani pasi i doli në mbrojtje Gjestit: Jetën e jap, hajdeni...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In