• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV

by Namir Lapardhaja
03/11/2023 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Mund të mblidhesh, të diskutosh, të bësh plane, të thurësh ‘strategji’, të flasësh me veten dhe për veten, të ulërasësh, gërthasësh, çirresh, të komplotosh, sabotosh apo të shpresosh se gjithçka që bën, do frikësojë dikë, mirëpo e ke të kotë, sepse zhurma që bën, ulërima që nxjerr, tymi që lëshon, flaka që synon të ndezësh, nuk i tejkalon ambientet e mureve dhe të sallave, nuk shkon përtej studiove televizive, nuk të sheh askush, sepse SPAK-u nuk ndjek lajme.

Mund të gënjesh militantët e verbër, dhe me mashtrimet e tua shpresa të vakëta të ngjallësh, mund të çuçurisësh me intrigantët, ambiciozët e paskrupullt, që ambicia logjikën dhe arsyen u ka verbuar, me ata pak që të rrethojnë dhe që garojnë se kush të serviloset më shumë, kush të bëjë marrëzinë dhe çmendurinë më të madhe, kush të tregohet më ekstrem në veprime dhe mendime, kush të thotë hajvanllëkun më të madh, sepse këto janë kriteret e vetme të vlerësimit prej të cilave matet besnikëria dhe jepet karta jeshile për të bërë karrierë, nëse mund të bësh karrierë në një bazen me gjanë, por gjithçka të shkon kot, sepse SPAK-u nuk trembet nga ato që transmeton TV-ja, nga ato që manipulojnë portalet dhe gazetat, nga analistët dhe gazetarët e blerë me lekët e korrupsionit tridhjetëvjeçarë, që flasin për të shtuar vjedhjen, duke i dhënë oksigjen një trupi që politikisht është në vdekje klinike, sepse sa më e gjatë agonia, aq më të shumta paret në konton bankare.

Mund t’i vësh flakën selisë, mund ta shkatërrosh me leva, kokë dashi, qysqi, dyert e godinës, mund të thyesh xhamat, të futesh duke u kacavjerr nga dritaret, mund ta zaptosh dhe ta mbash të zaptuar, ashtu siç ke legjitimuar me ligje leniniste për vite me radhë çdo vjedhje toke në këtë vend, ku çdo i papronë është shndërruar në pronar strategjik dhe çdo pronar ka marrë udhët e botës si i patokë, por gjithë përpjekja të shkon kot, sepse SPAK-u nuk ndjek, si të papunët dhe ata që rrinë gjithë ditën e Perëndisë kot, rrjetet sociale dhe nuk e ka idenë se ç’bën ti për të tërhequr vëmendjen e tij.

Mund të pengosh zhvillimin e mbledhjeve në komisionet parlamentare, mund t’i vësh deputetët para si të ishin manekinë dhe t’i komandosh si marionetë, mund t’i yshtësh që të ndezin flakadanë, të thyejnë karrige dhe tavolina, të shtyhen dhe të zihen me kolegët përpara kamerave dhe të buzëqeshin e të puthen jashtë tyre, madje mund t’i vësh flakën Kuvendit, Kryeminsitrisë, Presidencës, Ministrive, RTSh-së…, mund të ulërasësh dhe trokasësh në çdo derë për të shpëtuar nga hallet e tua, për t’i treguar botës se ‘ose unë në shtëpi (jo në qeli), ose Shqipëria shkrumb e hi’, mirëpo gjithçka bën, nuk ka fajde, SPAK-u nuk sheh lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta, nuk ndjek rrjete sociale, sepse SPAK-u është i zënë me punë, është i mbytur në dosje, është duke shfletuar detin e zi të korrupsionit 30-vjeçar, duke u futur thellë e duke nxjerr prej aty ‘xhevaire’, për t’i dhënë çdokujt atë që meriton.

Mund ta akuzosh SPAK-un si të përdorur politikisht, mund t’i nxjerrësh sejmenët e tu, që janë gati të thonë gjithçka, mjafton që ty të të pëlqejë, mund të shantazhosh, intimidosh, akuzosh, shpifësh për ata prokurorë dhe prokurore, që janë duke u marrë me ty dhe të ngjashmit e tu nga të gjitha palët, pa parë për krah dhe drejtim politik, për ngjyrë dhe parti, sot apo dje, majtas apo djathtas, por e ke të kotë, askush nuk është i vëmendshëm ndaj shpifjeve dhe trillimeve, sepse janë të zënë me provat dhe faktet, leximi i faqeve u zë kohën, dosjet u kanë mbushur zyrat.

Mund të bësh gjithçka, mund të synosh shumëçka, mund të mbahesh në ‘lojë’ nga ata që prej lojës duhet të kishin nxjerrë, mirëpo, je i mbaruar politikisht, sepse revolucioni që po ndodh po transmetohet vetëm në televizor, dhe SPAK-u nuk ndjek shfaqje.

Next Post
Të shtënat në Bathore, policia heton të kaluarën e vëllait të të plagosurit

Të shtënat në Bathore, policia heton të kaluarën e vëllait të të plagosurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com