• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Revolucioni hyn në fazën e dytë”- Berisha paralajmëron: Do bëjmë gjithçka për t’ia shkatërruar jetën Ramës

by Java News
09/12/2022 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se aksioni opozitar tashmë ka hyrë në një fazë të dytë. Pas përfundimit edhe të balotazheve për primaret, ish-kryeministri shprehet se tashmë kryefjala do të jetë vota e lirë.

Berisha u shpreh se ashtu sic votuan demokratët brenda PD ashtu do të votojnë edhe shqiptarët.

Teksa e quan këtë qeveri se “kalbësirë”, Berisha u shpreh “unë kam besim se një kalbësirë si kjo nuk do zgjasë dhe ne do bëjmë gjithçka për ti shkatërruar jetën kësaj kalbësirë”, duke theksuar se do të përdoren të gjitha format e protestës, përfshirë edhe mosbindjen civile.

Pyetja: Cila është përgjigja që do t’i jepni këtij sulmi?

Berisha: Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë, përfundimi me sukses deri tani dhe shpresoj edhe të dielën që vjen i balotazheve që kanë mbetur shënon kurorëzimin e një procesi, e një festivali të vërtetë lirie, nuk them të përsosur, në PD dhe e ka nxjerrë këtë parti shumë herë më të fortë.

Qëllimi ynë është që sic votuan brenda partisë të votojnë edhe shqiptarët.

Ne duam që shqiptarët të votojnë. Ne nuk kemi asnjë iluzion se me një kryeministër që në përputhje me aktin 3 të OKB për gjenocidin po kryen gjenocid kundër shqiptarëve duke krijuar kushte të kalkulueshme për shpërbërjen e tyre. Nuk kemi iluzion se mund të ketë votë të lirë.

Unë konstatoj se sot në shumicë shqiptarët janë të bindur në këtë pikëpamje. Ndaj do vazhdojmë revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë  nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta më barbar edhe se pushtimet jashtë tij.

Pyetje: Nëse ju e quani revolucionin me dy faza dhe faza e parë ka qenë me disa protesta paqësore dhe me zgjedhjet e brendshme në PD. Faza e dytë si është, a mund të na i përktheni fjalët, “aksion, japim jetën edhe për votën”?

Berisha: E kape bukur, motoja do jetë ajo dhe vetëm ajo. Do bindim cdo shqiptar se nëse nuk dalin zot të votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Nëse presin nga të tjerët tallen, përqeshin veten e tyre.

Shqiptarët duhet ti dalin zot votës së tyre dhe të mos presin nga askush. E marr shembull për të theksuar se në çfarë situate është shqiptari për votën e tij. Unë kam besim se një kalbësirë si kjo nuk do zgjasë dhe ne do bëjmë gjithçka për ti shkatërruar jetën kësaj kalbësirë.

Ne jemi për të gjitha format e protestave dhe të mos bindjes civile, mosbindje civile nuk do të thotë dhunë.

Next Post
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

ISSH publikon afatet për tërheqjen e shpërblimit: Kompensim shtesë për ata që përfitojnë pension invaliditeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In