Me kërkesën e Antoine Griezmann, një argjendar amerikan ka dërguar një propozim pranë Federatës Fraceze të Futbollit, për unaza të kampionëve të botës. Njëlloj sikurse funksionon në Amerikë me kampionët e NBA.
Të gjithë e dimë se Antoine Griezmann është një tifoz i zjarrtë i basketbollit. Një pasion prej të cilit me siguri u inspirua për të ideuar mundësinë e shpërblimit të shokëve të tij të ekipit përfaqësues për fitimin e trofeut të Kupës së Botës.
Njëlloj si yjet amerikanë që festojnë titullin kampion në NBA, Antoine Griezmann kontaktoi një argjendar nga Los Angeles, Jason prej Beverly Hills, për të siguruar unazat e kampionëve të botës.
Më pas argjendari kontaktoi me Federatën Franceze të Futbollit për të propozuar një model të personalizuar të unazave. Lajmi është konfirmuar nga “RMC Sport”. Sipas të njëjtit burim, federata franceze nuk i është përgjigjur ende ofertës.
Kjo traditë është shumë popullore në Amerikë. Në vitin 2017 Golden State Warriors ka fituar një unazë të përbërë nga 36 gurë safari blu për fitoret në shtëpi dhe 31 diamantë të bardhë, që simbolizonin fitoret në transfertë.
Një rekord në historinë e sportit amerikan. Vlera mesatare e një unaze kur blihet është rreth $ 15,000, por çmimet mund të rriten me shpejtësi. Për shembull, pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban rrëfeu se çdo unazë e titullit kampion të NBA për vitin 2011 kushton $ 40,000. /b.d