• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni i Gjelbër, Veliaj: Sjellim 4 mijë biçikleta dhe mbjellim 122 mijë pemë deri në fund të prillit

by Java News
29/03/2018 13:55
Trek Fuel Ex 9.8 27.5

Trek Fuel Ex 9.8 27.5

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka hyrë tashmë në revolucionin e gjelbër. Kjo jo vetëm sa i përket mbjelljes së pemëve dhe shtimit të gjelbërimit, por edhe të një sërë nismash që janë paqësore me natyrën, siç është shtimi i korsive të biçikletave apo edhe mjeteve elektrike të të transportit publik. Kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak prezantoi edhe disa nga objektivat e Bashkisë së Tiranës për pranverën dhe që kanë të bëjnë kryesisht me Tiranën e gjelbër. Ai bërit ë ditur se synohet që deri në 22 prill numri i pemëve të mbjella të shkojë në 122 mijë.

“Aksionin tonë të mbjelljeve në Tiranë e kemi zgjatur, përtej datës 21 mars, për ti dhënë mundësi 145 subjekteve që janë në listë pritje për të dhuruar pemë. Sot jemi në një rezultat të shkëlqyer, me 108 mijë pemë në Tiranë. Sigurisht kjo është vetëm faza e parë e asaj që ne duam të jenë 2 milionë pemë të Pyllit Orbital. Dua t’iu inkurajoj të gjithëve brenda mundësive, njohjet që keni, lidhjet që keni te kemi deri në datën 22 prill, që është një datë simbolike, Dita e Tokës, për të vazhduar me këtë projekt të mbjelljeve. Ambicia jonë është, nga 108 mijë të shkojmë tek 122 mijë në 22 prill dhe besoj që kemi kryer një mision të jashtëzakonshëm”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu ai theksoi se do të synohet të ndërtohen 10 kilometra korsi të dedikuara për çiklistët. “Disa korsi të biçikletave janë të dedikuara, janë të mbrojtura, ka qenë një kërkesë e komunitetit të çiklistëve në Tiranë, nga ata që kanë përdorur këtë mjet jashtëzakonisht ekologjik transporti, që këto të jenë të mbrojtura, vizimet nuk mjaftojnë, sidomos në kulturën disa herë të dhunshme të disa prej shoferëve, jemi në një situatë tjetër, do ta vazhdojmë këtë. Kemi ambicie të shtojmë 10 km brenda kësaj stine dhe çdo ditë ta shtojmë dhe ta shtrijmë rrjetin e korsive të dedikuara, por edhe të mbrojtura të biçikletave” tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt në Tiranë do të vijnë edhe 4 mijë biçikleta, të cilat gjithashtu do të krijojnë një alternativë të lëvizjes në Tiranë që është paqësore me ambientin. “Po përgatitemi për të mirëpritur në Tiranë 4 mijë biçikleta të reja, sistemi bike share, biçikletave që shkëmbehen dhe për një komunitet, sidomos komuniteti i studentëve, i atyre që preferojmë këtë mjet që na ul ndjeshëm trafikun dhe jep një kontribut jo të vogël në pastrimin e qyteteve”, deklaroi kryetari i bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se do të vazhdojë projekti i këndeve të lojërave në çdo lagje si dhe shtimi i terreneve sportive.

ma.me

Next Post
Lufta me bandat kriminale, ambasadori Lu takon ministrin Xhafaj

Lufta me bandat kriminale, ambasadori Lu takon ministrin Xhafaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In