Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës ku merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se në axhendën tre ditore të debateve të forumit kanë zënë vend revolucioni dixhital dhe sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë.
“Sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kanë zënë vend në axhendën tre ditore të debateve të larmishme të këtij forumi me prestigj të madh ndërkombëtar”, shprehet Rama.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë po ashtu edhe disa foto me liderë të ndryshëm të BE-së. Rama është takuar me Presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen. Po ashtu ai ka takuar edhe Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Kryeministri shoqërohet në këtë forum nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
/a.r