• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion te Reali, largohen Ronaldo dhe 11 “galaktikë” të tjerë

by A R
11/03/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reali i Madridid po përgatitet për një revolucion në skuadër gjatë merkatos së verës. Ky ishte lajmi kryesor që spikati edhe në faqen e parë të të përditshmes Marca, e cila zbulon 12 emrat që janë pikëtuar nga drejtuesit e Las Blancos për të thyer hegjemoninë e Barcelonës në Primera Division. Përvec Paul Pogba, që kërkohet nga gjysma e Europës, në Madrid synohen De Gea, Neymar, Leëandoëski, pa harruar edhe Hazard dhe Marquinhos raporton Supersport. Në listën e futbollstëve që duhet të largohen spikasin Isco, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.

Revolucioni, sipas Marcas, do të nisë nga porta. Do të bëhet një tjetër tentativë për David De Gean, që nuk mundi të mbërrinte në Spanjë në minutat e fundit të merkatos verore vetëm për cështje burokratike.

Në repartin e mbrojtjesm ku janë të konfirmuar Pepe dhe Ramos, nevojitet një tjetër qendërmbrojës dhe një mbrojtës i majtë. Për rolin e parë, po mendohet për Marquinhos, Laporten dhe Stones, ndërsa në krah i përmbush kushtet Ricardo Rodriguez i Ëolfsburgut, pasi Bayerni nuk ka ndërmend të privohet nga Alaba.

Në mesfushë, Perez është i fiksuar pas Luka Modric dhe Tonny Kross, ndërsa ëndrra e numri një të Realit është të blejë Paul Pogbanë që kushtin mbi 80 milionë euro dhe Eden Hazard, për të cilin do të vendosë Conte sapo të marrë drejtimin e Chelseat. Alternativë është Sane i Schalkes. Sulmi i ëndrrave për Perez është treshja Neymar-Leëandoëski-Aubameyang. Për të bindur Drotmundit që ta lejojë largimin e sulmuesit nga Gaboni, mjafton një ofertë bombastike, ndërsa mbeten shumë më të komplikuara tratativat për yllin e Barcelonës dhe sulmuesin polak të Bayernit të Mynihut.

Gjithcka do të bëhej më e thjeshtë nëse Cristiano Ronaldo shkon te Psg, ndërsa Benzema ndjek Ancelottin në Gjermani.

Next Post

Haxhinasto i kërkon kompanisë së Kontrollit Teknik përmirësimin e shërbimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In