• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion Salikullist

by Edison Ypi
14/05/2025 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si konta, po ndreqni dhëmbët, po hiqni dhjamin, po modeloni bythët, me gjithë këto padrejtësi e tërë këtë fukarallëk që na ka pllakosur, sidomos gjithato hile që bëtë gjatë votimeve, një Revolucion do ishte shpëtimi, zgjidhja, do ishte çka lyp koha.
Mos e lini pa bërë një Revolucion sipas mësimeve të pavdekshme të Sali Kullës.
Jo Revolucion dosido, revolucion spurdhjak, teknefez, langaraq.
Revolucion të vërtetë, revolucion rrënjësor. Revolucion si i duhet Sali Kullës për hallet e veta. Revolucion që të fillojë gjithçka nga e para. Revolucion që t’i degdisi të gjithë në vitin 1 të epokës së gurit, kur jo vetëm elbasanllinjtë, por të gjithë shqiptarët ta hanë të gjallë njëritjetrin pa u bërë tërr syri.
Një revolucion të tillë nuk e bën dot i vetëm Sali Kulla. Sali Kullës i duhen ndihmësa. Nga ata si vetja. Prej atyre që sa herë premtojnë aq herë harrojnë, sa herë që nisin aq herë tradhëtojnë, sa herë që diçka bëjnë, aq herë e humbin. Pra një Revolucion salikullist plot me bosh. Plot me viktima. Bosh me shpresa.
Në asnjë mënyrë revolucion gushti, se na djersiten revolucionarët. As revolucion janari se na plevitosen kryengritësit. Me çdo kusht dhe çdo çmim Revolucion Qershori. Me analfabetë dhe llapaqena, budallenj dhe hajvanë, bukëshkalë dhe burracakë, Revolucion vetëm në Fejsbuk dhe Instagram.
Revolucionin e Qershorit që e kemi në prag, duhet ta udhëheqin me mënçuri dhe vendosmëri të pashoqe një numur salikullistësh që mburren se janë atdhetarë, por shiten për pes lek. Miqtë e tyre që mbahen për patriotë, por janë hajdutë. Të tjerë që mbahen për antikomunista sepse vuajnë nga majasëlli. Nga ata që e luftojnë bolshevizmin sepse i ka gjet belaja me hemorroidet. Djathtista të thekur me mendësi komuniste që zbatojnë teori dhe praktika bolshevike. Vrasësa stalinistë dhe polpotistë të maskuar si bamirësa. Drejtorë dhe nëpunësa nepotikë që u gjejnë punë dhe e mbushin administratën me gratë dhe farefisin e njëritjetrit.
Turlilloj injorantësh derra dhe horra që, nën shembullin e ndritur të Sali Kullës s’bëjnë asgjë tjetër veçse hyzmet vetes.
Në shtabin e këtij Revolucioni Qershori nuk do mungojnë kurrsesi ca salikullistë shurranjosë që hiqen për mendimtarë, ca kaka që mbahen për artista, ca mutër që thonë se kanë lindur për shtetarë.
Që Shqipëria dhe shqiptarët të turpërohen dhe faqja tu nxihet një herë e përgjithmonë, Revolucionit salikullist të Qershorit, shiriti do i pritet, këmbëza do i tërhiqet, pas pak ditësh kur në Tiranë, për të parën dhe të fundit herë në Historinë e Shqipërisë, të jenë mbledhur krerët e Europës.
Është në të mirën e Shqipërisë dhe në nderin e humbur të Sali Kullës, që fill pasi ta nisi revolucionin, vet Sali Kulla të çalltisi për një vizitë, jo në USA ku, për arsye që dihen, s’mundet, por te ndonjë Stalin i kohës sonë. Ku të jetë. Kanibal në Afrikë. Komunist në Kore. Fidelst në Kubë. Xhengis Khan në Mongoli. Polpotist në Kamboxhia, a kudo tjetër.
Ndërkohë që revolucioni salikullist do vazhdojë, komandanti Sali Kulla, do vazhdojë të bërtasi e ulurasi gjithë ditën për padrejtësi në kurriz të popullit, ndërsa gjithë natën do merret vesh nën rrogoz për ndërtime kullash dhe dallavere të tjera.
Sali Kulla do e arkitektojë këtë Revolucion Qershori me perspektivë ngrënie jeshilliqesh, jonxhë dhe bar kryesisht. Aksione me punë vullnetare. Vajtje nëpër fusha për të mbledhur kallëza. Degdisje nëpër baltra për të mësuar shkencat dhe artet nga përvojat e kooperativistave. Vizita nëpër fabrika kineze ku prodhohet Noc Rroku.
Me gjithato përvoja që ka, revolucionin që do tundi dheun kur të ngrerë dallgë në filxhanin e kafesë, Sali Kulla do e realizojë si ka lezet: haxhiqamilist, demokratik, borgjez, katundaresk, rrenacak, halabak.
Revolucioni salikullist do ketë Fan Nolin, Ahmet Zogollin, Avni Rustemin, e vet. Pse jo dhe Luigj Gueakuqin e vet. Madje edhe Eqerem Beun e vet, që, pasi t’i vërejë halabakët revolucionarë imtësish, pas nja pesëdhjetë vjetësh tua nxjerrë bojën nëpër Kujtime.
Ky Revolucion qershori, frymëzuar dhe udhëhequr personalisht nga Sali Kulla, do mëshirojë ëndërrën e kaherëshme të vulgut shqiptar, vënien në jetë të mësimeve të pavdekshme të Marksizëm-Leninizmit ngadhënjimtar, djegien me zjarr e hekur të çdo shqiptari që nuk mendon me mendjen e kalbur të Sali Kullës por me kokën e vet.
Për ta pavdekësuar revolucionin e mbramë të Sali Kullës do i jepen 1 milonë dollaro në dorë, një qime bythe për Sali Kullën që ka vjedhur miliarda, një vjershëtori spiun nga Zëri i Popullit të kërrejë vjershëzën “Anës Lumenjve” version modern.
Revolucioni dokishotesk i Sali Kullës që po troket, do ketë edhe tabelën e shumzimit të vet. Ku 1 mijë hajdutë shumzuar me njëqint xhvatës, herë 13 banakierë televizivë të blerë, herë 25 opinionista të shitur, bëjnë aq varrmihësa sa lypsen për të varrosur të gjallë ku janë e ku s’janë 10 milionë shqiptarë.

Next Post
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

Comments 1

  1. ppa says:
    10 months ago

    Mbyllja, sidomos, eshte brilante…13 banakieret televizive dhe 25 opinionistat e shitur…

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In