• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

by A R
20/03/2026 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sipërmarrës australian i Teknologjisë, Paul Conyngham, iu drejtua teknologjisë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar qenin e tij, Rosie, pasi ajo u diagnostikua me një formë vdekjeprurëse të kancerit të quajtur “kanceri i qelizave mastocite”, sipas “New York Times”.

Sipas raportimit, mjekimet tradicionale si operacioni dhe kimioterapia kishin kushtuar mijëra dollarë, por nuk kishin dhënë rezultat.

Në kërkim të një zgjidhjeje, Conyngham përdori mjete të inteligjencës artificiale si “ChatGPT” – për të eksploruar trajtime të mundshme dhe u orientua drejt imunoterapisë.

Ai kontaktoi “Universitetin Uellsi i Ri Jugor” – ku u realizua sekuencimi i ADN-së së tumorit të qenit, me qëllim identifikimin e mutacioneve që shkaktonin sëmundjen.

Pas analizimit të të dhënave gjenetike, sipërmarrësi përdori përvojën e tij në “machine learning” (mësimi i makinetisë) dhe analiza të të dhënave për të identifikuar proteinat e ndryshuara nga tumori dhe për t’i lidhur ato me trajtime të mundshme.

Në bashkëpunim me shkencëtarë universitarë, ai arriti të hartojë një vaksinë të personalizuar mRNA kundër kancerit, e cila synonte të trajnonte sistemin imunitar – duke sulmuar qelizat tumorale.

Procesi nuk ishte i lehtë. Sipas raportimit, pengesat më të mëdha lidheshin me procedurat etike dhe burokracinë për miratimin e trajtimit eksperimental, të cilat kërkuan muaj pune dhe dokumentacion të detajuar.

Megjithatë, vaksina u krijua dhe u administrua në fund të vitit të kaluar, e ndjekur nga doza përforcuese.

Rezultatet e para kanë habitur studiuesit. Një tumor që më parë kishte madhësinë e një topi tenisi ishte zvogëluar ndjeshëm, ndërsa gjendja e përgjithshme e qenit ishte përmirësuar, me më shumë energji dhe cilësi më të mirë jete.

Edhe pse trajtimi nuk konsiderohet një kurë përfundimtare, Conyngham beson se ai i ka zgjatur ndjeshëm jetën Rosie.

Ekspertët thonë se ky rast ngre pyetje të rëndësishme për të ardhmen e mjekësisë së personalizuar, duke treguar se teknologjitë si inteligjenca artificiale dhe vaksinat mRNA mund të kenë potencial për të transformuar trajtimet e kancerit si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit.

Next Post
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

"Ke intelektin e një gjinkalle", Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In