Personi qe u veteshpall parashikues, britaniku qe deklaroi me bindje se Donald Trump do të ishte President i SHBA qe para gares, nxjerr te tjera sekrete te tmerrshme lidhur me ato qe sipas tij pritet te ndodhin gjate vitit qe vjen.

Craig Hamilton-Parker, sipas mediave te huaja, numeron nje sere profecish te tjera, por thekson se problemet më të mëdha botës do t’i vijnë nga katastrofat.
“Viti 2018 do të jetë viti i trazirave politike dhe i katastrofave natyrore të shkaktuara me motin e paparashikuar”- thote ai.
Sipas tij, Anglia do te perballet me një sulm terrorist qe do te ndodhe ne autostradë, nderkohe qe Korenë Veriore do te shpertheje nje revolucion, i cili do te jete edhe fundi i regjimit te Kim Jong, qe do te rrezohet nga pushteti.
Parashikime te keqija ben ai edhe per Evropen. Sipas tij, do te ketë sulme me drone, të cilët do të lëshojnë gazra kimike në qytete evropiane.
Ai parashikon se do të shpërthejë Vezuvi në Itali dhe se Napoli do të evakuohet. termete te reja do te regjistrohen sipas tij, pasi se fundi do te kete aktivitet te shtuar sizmologjik, madje në disa rajone ku me mijëra vite nuk ka pasur tërmet. Keshtu ai parashikon se Zelanda e Re do te goditet nga nje termet i forte./Panorama










