• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion me pirun në dorë

by Romina Kuko
01/07/2026 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Romina Kuko

Shqipëria nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Vërtet prodhon histori më shumë se sa konsumon. Shpesh, ato që në pamje të parë duken si ngjarje dramatike, po t’i gërvishtësh pak dhe t’i shohësh pastaj nga distanca përfundojnë si një gallatë e madhe.

Problema më e fundit që preokupon kasabanë e revolucionit është taktika më e re guerrilase. T’i shpojnë deputetëve gomat e makinave. Me pirun!

Kjo është padiskutim një fyerje e madhe për gjithë zërat dhe kërkesat qytetare që me të drejtë dhe pastërti kërkojnë një Shqipëri më të mirë. Po nga ana tjetër është një zgërlaqje e pashoq për ata që me pirun në brez u vërsulën për të kapur ndonjë copë nga torta e “Shqipërisë së Re”

Këta janë ata që gabimisht i kanë dhënë vetes mandatin e protestuesit fuqiplotë që bën çfarë të dojë, shan kë të dojë, si të dojë, po nëse pastaj përballet me pasojat, viktimizohet dhe lëshon piskamën se i kanë shkelur të drejtat e njeriut. Gaslighting i pastër.

Po këta furkulica janë ata që edukatën shoqërore (të na falin presoret e protestës që po përmendim edukatën shoqërore, po ça t’i bësh, nga aty buron halli) e kanë zero, se po të kishin kaluar 9-vjeçaren, do ta dinin se të drejtat shoqërohen me detyrime dhe anasjellas.

Një avokat, që e respektoj nga distanca shkruante sot pak a shumë kështu: “Rregulli është i thjeshtë dhe i vjetër sa vetë qytetërimi: po shave, do të shahesh; po dhunove, do të përballesh me forcën e ligjit; po vrave, do të dënohesh. Nuk ka rëndësi nëse e quan veten protestues, revolucionar apo aktivist. Ligji nuk pyet për sloganin që mban në dorë.”

Ata që nuk dinë minimalisht këtë ekuacion, kanë të njëjtin mentalitet të atyre që në ’91 merrnin me gurë trenat pse ishin trena komunistë. Po atëherë ligji ishte i brishtë. Sot, nuk bën dot si të të thotë mendja, se ke pasoja! Andaj shokë të revolucionit, piruni top!

Revolucion me pirun në dorë

Next Post
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi 'i kujton' Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com