• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion ka, por po vjen nga SHBA dhe Perëndimi!

by Poli Hoxha
02/01/2024 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Nga SHBA në vitin 2023 erdhi një lajm sa tronditës për një pakicë, aq edhe shpresë-madh, veçanërisht për popullin e Shqipërisë.

Republikanë dhe demokratë bashkë, kanë depozituar në Senat një projekt-ligj të posaçëm, vetëm për Ballkanin Perëndimor.

Ky  Ligj i paprecedentë që nga koha e  sulmit mbi Kullat Binjake dhe Akteve të Posaçme kundër terrorizmit islamik botërorë, do të emërtohet ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Me aq informacion sa ka dalë deri më tani, SHBA, kanë vendosur që të përdorin pa mëshirë Buldozierin, (Drejësinë, SPAK, GJKKO), kundër klasës politike të korruptuar në vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe njëkohësisht, po ofrojnë edhe“karotën” nëpërmjet një strategji të re ndihmash ekonomike dhe financiare.

Në thelb kjo ndërhyrje e fortë e shtetit më të fuqishëm të botës dhe e koordinuar me BE, po bëhet në kuadër të zgjatjes së dorës së Rusisë në rajonin tonë, duke synuar destabilitet në zemër të Europës dhe NATO-s.

Amerikanët kanë arritur në konkluzionin fundorë, se elitat e korruptuara kanë bllokuar demokracinë dhe opozitat properëndimore, duke çuar ujë me dashje apo jo në mullirin e Putin dhe faktorëve të tretë. Por edhe duke rrënuar vendet e tyre!

Dhe këtë e bëjnë sepse kanë fuqi të pamata financiare, të përfituara nga korrupsioni.

“Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njëjtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Projektligji udhëzon sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit. Ai parashikon, gjithashtu, kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive”

Ky është thelbi i këtij hapi konkret dhe drastik që vjen nga SHBA edhe për Shqipërinë, e sidomos për Shqipërinë.

Me aq sa mund të lexohet mes rreshtave, goditja ndaj “sabotuesve të demokracisë dhe të pasuruarve nga korrupsioni”, kalon në një fazë tjetër, më konkrete.

Kështu “kthimi në ligj i dy urdhrave ekzekutivë” të Sekretarit të Shtetit Blinken, nënkupton që pas verdikteve politiko-administrative të atyre që janë shpallur “non grata” deri më tani dhe të tjerëve që priten së shpejti, (Sali Berisha, Vangjush Dako, Tom Doshi, Aqif Rakipi), tu futen në sitë edhe pasuritë.

Bllokuesit e opozitarizmit properëndimorë dhe pasuritë e tyre të mbledhura prej korrupsionit në çdo kohë, nuk kanë ngjyrë. Pa ngjyrë është edhe ky ligj radikal, që po miratojnë së bashku demokratë dhe republikanë në SHBA.

Pas këtij lajmi të madh për ata që kanë mizën nën kësulë, por veçanërisht për shqiptarët e ndershëm, ka nisur sërish refreni; çfarë pune kanë amerikanët me qytetarët e një vendi sovran që ka drejtësinë e vetë, për të zgjidhur punën e korrupsionit?!

Përgjigjja është: Nuk jua ndjen më për këto pallavra, kur destabiliteti qëndron në ajër. Sepse Edi Rama e ka shndërruar vendin anëtarë të NATO në bazë ndërkombëtare të krimit dhe ka instaluar korrupsionin si sistem të ligjshëm, duke bllokuar elitat, ekonominë dhe po shpopullon Shqipërinë.

Çfarë të bëjnë tjetër amerikanët dhe gjithë vendet Euro-Atlantike përveç ndezjes së Buldozierit, kur Sali Berisha e Ilir Meta nuk dinë që të hapin rrugë për të lulëzuar një opozitë pa mëkate dhe njolla e cila nëse do të ishte, do të përqafohej nga 90% e shqiptarëve pasi Rilindja ka cofur por nuk tregon?!

Dhe kështu që të tre bashkë me gjithë infrastrukturën e tyre të shtrenjtë, le të vazhdojnë lojën e mbijetesës. Por një gjë është e sigurt:

Revolucioni që e kanë aq qejf të gjithë këta, ka nisur nga SHBA e jo nga moçali ynë. Pas tij, mbi gërmadhat e korrupsionit, nis një epokë e re për Shqipërinë. Rrugë tjetër nuk!

Next Post
VIDEO/ Mesazhi i Gjergj Lucës për Berishën pas arrestit: Rri i mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet

VIDEO/ Mesazhi i Gjergj Lucës për Berishën pas arrestit: Rri i mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Mos na ha mutin thuaj Amerikes.perse Amerika e carmatosi Shqiperine ne 2007 demontoi 1200 tanke Shqiptare 800 topa dhe armet kimike,pse Shqiperia eshte 33 vjet aleate me Ameriken dhe ska asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese cfare plane ka Amerika.Berisha zbatoi urdhrin e Amerikes per carmatosje keshtu qe mbrapa diellit te veje.me Ameriken nuk jemi te kenaqurose te futet ne rugen e zotit Amerika ose Shqiperia do beje aleance me shtet tjeter.Amerika kujton se po te kontrolloje median dhe politikanet ne Shqiper do kontrolloje Shqiperine,keto mund ti beje ne Bullgari ose Rumani ne Shqiperi si ben dot se edhe Bashkimi Sovjetik keshtu kujtonte dhe pastaj Shqiperia beri aleance me Kinen.SPAK u krijua nga Amerika qe te veje ne pushtet njerezit e saj e dime thuaj budallenjve.Shqiperia sot nuk eshte edhe kaq pro Amerikane na ka bere shum hile

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com