• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revista “Marie Claire”: Tirana, parajsa e vogël e Ballkanit

by Java News
06/11/2018 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për francezët, Tirana konsiderohet si parajsa e vogël e Ballkanit, që ia vlen të vizitohet. Pas gazetave prestigjioze si “The Economist” apo “The Guardian”, apo revistave me emër si “Vanity Fair”, “Vogue’, “L’Espresso” etj, edhe revista e njohur franceze “Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.

“Vendi i Shqiponjave shfaqet si një vend plot magji, histori dhe kulturë. Një vend ideal për të kaluar pushimet, me një ndjesi mirëqenie dhe argëtimi, Tirana është një qytet që “nuk fle kurrë”, thuhet në artikullin e “Marie Claire”.

Duke cituar të dhënat e marra nga “Numbeo”, një nga faqet më serioze në fushën e statistikave, revista franceze e rendit Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar si një ndër vendet më të sigurta në botë.

“Numbeo një faqe statistikore e rëndësishme e cila përmban informacione lidhur me cilësinë e jetës nëpër botë, e ka renditur atë (Tiranën) në vendin e nëntë, si një ndër vendet më të sigurta në botë. Shqipëria është një vend i cili është ende në hapat e para me një realitet në zhvillim e sipër”, shkruan “Marie Claire”.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Nicolas Coupat, një francez i cili punon në një agjenci që merret me organizimin e grupeve turistike nga Franca, të cilët duke përfituar nga ofertat joshëse që ofron vendi ynë, marrin edhe shërbimin dentar.

“Unë jetoj në Shqipëri prej shumë vitesh dhe ajo që kam konstatuar është se Tirana është më e sigurt se Parisi apo qytete të tjera franceze. Këtu, unë mund të dal natën pa ndonjë rrezik. Ajo që më bëri të vendosem në Shqipëri është cilësia e jetës: Tirana është një qytet me plot mundësi argëtimi dhe vende ku mund të konsumosh një peshk të freskët, në restorante për më pak se 10 euro personi. Në Francë, unë jetoja me një pagë prej 4500 eurosh, por kam vendosur të vij e të jetoj në Tiranë, ku me 1000 euro në muaj, bëj një jetë më të mirë. I ftoj qytetarët francezë, për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm”, thotë Nicolas për revistën “Marie Claire”. /b.d

Next Post
May: Irani po e respekton marrëveshjen bërthamore

May mbledh kabinetin në kërkim të një impulsi të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U prit me protesta në SHBA, Rama: Çartën rrugëve si pula histerike…

U prit me protesta në SHBA, Rama: Çartën rrugëve si pula histerike…

September 25, 2026
Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

September 25, 2026
Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

September 25, 2026
Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

September 25, 2026
“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com