Miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Brazilit e luajtur në ‘Olympiastadion’ të Berlinit ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 të ‘seleçaos’.
Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 37-t nga Gabriel Jesus i cili mposhti me kokë portierin Trapp. Edhe pse vendasit tentuan të paktën të barazonin, në fund nuk ia arritën qëllimit.
Një hakmarrje e vogël e Brazilit për atë humbje turpëruese 7-1 në Botëror, për të cilën trajneri Tite para ndeshjesh do të deklaronte se ekipin ende e ndjekin ‘fantazmat’. (bw)