• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Retrospektivë/Shqipëria më 1801 e më 1901

by Java News
17/11/2019 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Sot kemi mi krye ca Anadollakë qi nuk kanë tjatër mendim e tjatrë punë. Ahere, emri shqipëtar ish i njohur kudo n’Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone, me mendime, të veta. Sot për kundrë, erësia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtërsia e karakterit t’onë, u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzit e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqipëtar nukë ka.

Nga Faik Konica/

Si ish vëndi ynë qint vjet më parë e si është sot? Ndryshim i madh, të cilin d t’jua rrëfejmë në pakë fjalë.

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emërojin gjithë nënurdhërit e guvernës, të cilët ishin të gjithë shqipëtarë.

Sot kemi mi krye ca Anadollakë qi nuk kanë tjatër mendim e tjatrë punë, përveç të dobësojën vëndin e të shuajnë kombësinë t’onë.

Ahere, emri shqipëtar ish i njohur kudo n’Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone, me mendime, të veta. Librat e shkronjëtorëve t’asaj kohe janë plot me dëftime të tilla.

Sot për kundrë, erësia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtërsia e karakterit t’onë, u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzit e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqipëtar nukë ka. Ashtu, ne qi njëqint vjet më parë ishim kombi m’i gjall e m’i fuqishëm i Ballkanikut, jemi sot për sot kombi m’i sëmur e m’i dobëti.

Ahere gjuha shqipe flitej kudo në Shqipëri: rreth vatrës, në trek, në shtëpi të guvernës (huqumet); edhe sikur të kishin patur mënt të parët t’anë, pa farë vështiret kishin bërë qindëra shkolla në gjuhë shqip.

Tani, prapë shumica e Shqipëtarëve të ndershëm shqip flasin e Shqipëtarë mbahen. Po ca harbutë, ca zuzarë të lindur prej nënash shqipëtare, po prej Atësh a Anadollakë a fare të panjohur, bëjnë sikur e harruan shqipen, kërkojnë m pahir të na kllasin gjuhën e mundësit dhe i ndihin armikut të na e shuajë gjuhën t’onë.

Nuk u ndryshua vetëm puna e sundimit e e gjuhës. U ndryshua aq, edhe më tepër, puna e begatimit.

Një qint vjet më parë, tregëria, bujqsia, ishin në lulëzim të bukur. Të marëdhënat ishin të lira – jo si sot që Anadollaku i ndalon shumë tregëtarë të venë e të vijnë, duke rënduar pagat e bakshishet, duke kërkuar pasaporte e tezqerera, duke pyetur ku vete e pse vete e mos ke ndonjë mendim të pshehtë. Bota e punonin dhenë; i varfëri kish tokën e tija e e shtrëngonte t’i nxjerë grur e bukë. Sot një mij shkake, një mij ndalime, e shkretuan bujqsinë; Shqipëtari nukë punon më dhen e tija; arat janë kudo të shkreta, e një erë përjashtimi po i fryn qi i shtyn përjashtë Shqipërisë, në vise të huaja, më të mirët punëtorë.

Më 1801, Shqipëria kish nja pesëdhjetë shtëpi bejlerësh të vjetër e disa oxhakë të krishterë, qi kishin dashurin’ e vëndit, jetojin në Shqipëri, e mbajin kudo si një vatër rreth e rreth së cilës mblidheshin e ngroheshin të varfërit edhe të tjerët. Tani oxhakësia u prish e u shua. Të paka shtëpi të vjetëra kanë mbetur. Zuzarësia edhe harbutëria i largon bejtë e i heq në Stamboll. U vjen më mirë të venë e t’u lëpijnë këmbët Anadollakëve, të bëjnë poshtrësira edhe të fitojnë ca ergjënt, se të rojnë në Shqipëri të vobekë por me nder e me hie.

Ashtu ka qënë. Kështu është.

Ne, Shqipëtarët e anës kombëtare, nukë kemi tjatër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi yn me gjuhë të tij, me mendime e me nder të tija.

Sa Shqipëtarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata qi janë zuzarë, shpirtrobër, e bij kurvash, le të mbajnë me anët e tjera.

“Albania”, 1901

Next Post
Sërish tërmet në Korçë, ja sa ballë ishte

Të dhënat e reja/Tërmeti i fundit ishte në afërsi të Shëngjergjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com