• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Retrospektivë/Gazeta franceze më 1839: Ja reagimi i Balzac kur pa në shitje një kopje të jashtëligjshme të romanit të tij

by Java News
07/06/2020 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“L’Écho rochelais” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1839, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e shkrimtarit të shquar francez Honoré de Balzac, pas vënies re në shitje të një kopje të jashtëligjshme të romanit të tij “Illusions perdues”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Na sigurojnë se Z. de Balzac sapo ishte heroi i një aventure mjaft origjinale. Ja faktet:

Romancieri ynë më prolifik që, siç e dimë, ka një urrejtje të thellë për të gjithë falsifikuesit belgë, dhe madje ka botuar në një gazetë që Belgjika e bëri atë të humbiste një milion, pa, këto ditët e fundit, të ekspozuar në një dyqan të biblioteka e Pallatit Mbretëror, një kopje të një prej romaneve të tij, formati dhe teksti i të cilit nuk dukeshin shumë të ngjashëm me të tijët.

Në fakt, duke e parë nga afër, ai nuk vonoi ta njihte botimin e Brukselit, dhe menjëherë vendosi që krimi të bëhej i ditur dhe të ndëshkohej. Ai vrapoi te komisariati më i afërt i policisë : oficeri publik mungonte; pa u dekurajuar, ai u nis drejt një komisariati tjetër, por edhe aty nuk kishte njeri; Si arsye e këtij dështimi të dyfishtë, ai humbi durimin dhe u kthye në dyqanin e librarisë dhe, duke futur dorën në vitrinën që e ndante nga vepra e jashtëligjshme, ai e kap atë dhe e tërheq drejt vetes duke thyer kështu xhamin, dhe pastaj vazhdon qetësisht shëtitjen e tij nëpër galeri. Ky incident shkaktoi një thashetheme (zhurmë) të madhe, dhe shitësi i librave vrapoi pas njeriut që akuzohej si autor i shkeljes.

Zotëri, ishit ju, — i tha ai romancierit tonë – që më thyet vitrinën time për të vjedhur një libër ? — Jam unë. — Do të kërkoj që t’ju arrestojnë. — Kjo është ajo që po kërkoj. — Të ju çoj para komisarit. – Kjo është dëshira ime më e shtrenjtë. — Shkojmë; le të ecim. Shkoni e merreni atë nëse dëshironi, unë do t’ju pres këtu. — Ju doni të largoheni. — Më mbani në paraburgim në dyqanin tuaj. “Dhe kështu ndodhi. Pas një gjysëm ore të mirë, librashitësi kthehet me komisarin.” Ah ! më në fund zotëri, i bërtet autori i “Père Goriot” ndërsa ai hyn, ju kam kërkuar mjaft. — Ju! por njerëzit e llojit tuaj nuk e kanë zakon të më kërkojnë. — Gaboheni. Bëni procesverbalin tuaj. — Emri juaj ? — Honoré de Balzac, i cili ju kërkoi nëpërmjet zotërisë që t’ju ftojë të konstatoni zyrtarisht krimin për të cilin zotëria është fajtor duke ekspozuar dhe debituar një falsifikim të romanit tim “Illusions perdues”.

Kush u bë me turp ? tregtari i librit, pa dyshim, i cili ra kështu në kurth.

Next Post
Deklarata për mësuesit/ Mimi Kodheli reagon sërish: Unë kam të drejtën të indinjohem

Deklarata për mësuesit/ Mimi Kodheli reagon sërish: Unë kam të drejtën të indinjohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In