• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Retorika kundër marrëveshjes me Iranin

by
30/06/2015 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që fuqitë botërore dhe Irani vazhdojnë negociatat bërthamore në Vjenë, shumë vëzhgues janë optimistë se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje. Por politikanët e vijës së ashpër nga të dyja palët kanë intensifikuar retorikën kundër arritjes së një marrëveshjeje. Megjithëse marrëveshja mund të jetë e vështirë, analistët thonë se idetë e vjetra thjesht nuk janë më një faktor praktik i negociatave.

Ndërsa në Vjenë vazhdojnë bisedimet kritikët po intensifikojnë aktivitetin e tyre në internet, duke akuzuar diplomatët amerikanë dhe iranianë për bisedime me armikun.

“Ata thonë të njëjtën gjë, si në Teheran ashtu edhe në Uashington. Kritikët thonë se “ekipi negociator po bën shumë lëshime dhe po bien dakord për çdo gjë. Kjo do të jetë një fatkeqësi, gjëja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë”.

Ai thotë se ka kritika edhe nga mbështetësit e rivalëve të Iranit të cilët kanë frikë se vendi do të fuqizohet nga kjo. Por sipas analistëve, disa politikanë të vijës së ashpër kanë pikëpamje të vjetra mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë Yan St-Pierre, drejtues i firmës së sigurisë, MOSECON me qendër në Berlin.

“Argumenti i tyre është i bazuar në përshtypjen e tyre të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nga vitet 1980 dhe 1990 kur ato ishin kundërshtarë ideologjik. Kjo pikëpamje nuk është konstruktive dhe nuk është e përshtatshme me kontekstin e vitit 2015”.

Ai thotë se në sistemin e sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, të ashtuquajturit “armiq” duhet të punojnë së bashku.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara dhe Irani po luftojnë kundër Shtetit Islamik në Irak, por mbështesin palët kundërshtare në Siri dhe Jemen.

Zoti Parsi thotë se çështja e inspektimeve ndërkombëtare të objekteve bërthamore të Iranit do të jetë një proces i shqyrtuar me kujdes në vend të një qasjeje të papenguar që duan disa politikanë. Çështja tjetër e debatit është afati kohor për lehtësimin e sanksioneve, që Irani dëshiron të ndodhë menjëherë.

“Sanksionet në kombinim me paaftësinë dhe keqmenaxhimin e qeverisë iraniane kanë patur një ndikim të madh mbi jetën e qytetarëve iranianë”.

Që kur Kombet e Bashkuara urdhëruan Iranin të pezullojë aktivitetet bërthamore në vitin 2006, sanksionet ndërkombëtare kanë ngrirë asetet dhe kanë kufizuar tregtinë.

Zoti Parsi thotë se puna për të bindur kritikët se marrëveshja do t’i bëjë të gjithë më të sigurt, nuk do të fillojë para se të arrihet një marrëveshje.

“Këto negociata janë zhvilluar për një kohë të gjatë. Shumica e pyetjeve kanë të bëjnë me çështjet teknike të negociatave”.

Ai thotë se marrëdhëniet ndërkombëtare ndryshojnë në mënyrë dramatike pasi një vend mposhtet ushtarakisht, por këto bisedime mund të jenë një mundësi për të parandaluar shndërrimin e këtij konflikti në luftë. VOA

Next Post

Vendoret, PD vendos vetëm në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In