• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Retorika e luftës në kafehanen e fshatit

by Ilir Yzeiri
25/01/2019 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri/

Sali Berisha, i pari, dhe disa individë të tjerë pas tij, deputetë të opozitës, sidomos, por edhe profesionistë të tjerë, të gjithë bashkë, kanë filluar të ndërtojnë një tekst me luftë, linçim, burgosje, shporrje, rrëzim tërheqje zvarrë të Edi Ramës. Në politikë, nervozizmi, inati, urrejtja patologjike janë të kuptueshme, por, në një vend foklorik si ky i yni, ato shfaqen në mënyrë të shproporcionuar. 

Sali Berisha është politikani më i poshtëruar sot nga Edi Rama. Ai e ka sfiduar atë në mënyrë spektakolare dhe, në një vend normal, largimi nga pushteti me votë, do të thotë që një cikël i jetës politike mbyllet dhe jeta vazhdon. Mjaft të kujtojmë Romano Prodin, Sarkozinë, Berluskonin apo me dhjetëra e dhjetëra liderë që u afirmuan në vitet ’90-të e që tashmë janë larguar nga skena politike. Sali Berisha, jo vetëm që nuk e pranon fatin politik, por ka marrë rolin e sherrxhiut të fshatit që rri gjithë ditën në kafehane dhe ulëret e shan nga mëngjesi në darkë kundërshtarin e tij politik.

Nga pikëpamja antropologjike shqiptarët kanë një problem të madh. Në historinë e tyre politike ata, jo vetëm që nuk kanë ndërtuar institucione të beueshme që të rregullojnë qeverisjen dhe të institucionalizojnë rotacionin, por, përkundrazi, kanë shkallmuar edhe ato tradita që kishin qeverisjet lokale malësore duke instaluar me këtë rast vetëm një traditë – atë të luftës dhe asgjësimit të kundërshtarit. 

Në kulturën e tranzicionit politik u mor si lëndë e parë tradita e komunistëve të regjur si Sali Berisha, fjala vjen, të cilët artin politik e kuptojnë si demaskim, shpifje, krijim insinuatash, kombinacion dhe ndërtimi i një narrative që e vizaton kundërshtarin politik si armikun më të egër. Nëse kujtojmë propogandën që bënin komunistët për kundërshtarët e tyre, do të vëerjmë se ata vizatoheshin si qënie antinjerëzore dhe të zhveshura nga të gjitha cilësitë humane. Ky model ligjërimi ka si karakterstikë ndërtimin e portretit të kundërshtarti jo me cilësitë që ka ai, por me tiparet që ka hartuar më parë teksti i mbushur me acid i propogandës. Sali Berisha dhe ata që imitojnë atë, duke turfulluar kundër Edi Ramës dhe duke kërkuar që ndaj tij të ushtrohet dhuna që kuptohet si « mami e revolucionit », nuk arrijnë të kuptojnë se ky frustrim është vetjak, është personal dhe nuk ka të bëjë me kuptimin, vlerësimin dhe qëndrimin që kanë njerëzit, shqiptarët ndaj Edi Ramës. Sot është shumë e vështirë të bëhesh edhe refleks i shqetësimeve që mund të ketë opinioni i gjerë. Opozita e sotme, për fat të keq, ka mbetur peng i këtij ligjërimi, pra i lëgjërimit të budallait të fshatit që ulëret nga kafehania dhe ndot me shkulmet e tij të gjitha kalimtarët duke besuar se halucionacionet e tij janë edhe shqetësim i të tjerëve. Opozita jonë ende nuk po përdor mekanizma të jetës demokratike në mënyrë që të përballet me qeverinë me anë të ligjërimit ballafaques, argumentativ dhe me luftë të dhënash të verifikueshme. Opozita ende nuk po e kupton se ligjërimi i saj nuk tregon atë që ndodh në Shqipëri, por tregon emocionet negative, urrejtjen patologjike të një pjese aktorësh të jetës publike shqiptare që kanë personalisht inat me Edi Ramën. 

Le t’u referohemi ngjarjeve të fundit. Studentët u ngritën në një protestë madhështore në dhjetor dhe me mjete inteligjente demokratike, duke përdorur satirën dhe sarkazmën, ndonjëherë, vizatuan gjendjen skandaloze të Universitetit shqiptar. Mirëpo, ata, me inutuitë, nuk kërkuan të ndryshojnë politikën, por protestuan kundër gjendjes skandaloze të një pjese të jetës shoqërore dhe ndryshimin e kësaj gjendjeje ia besuan Edi Ramës. Refuzimi që ata i bënë aleancës me opozitën në mënyrë që, bashkë me të, të kërkonin, pastaj, edhe ndryshime politike, është një kambanë alarmi për opozitën dhe një mesazh që duhet lexuar me qetësi. Mirëpo, në vend që të përtypë këtë mesazh, opozita del në kafehanet e fshatit dhe ulëret për hasmin, të cilit nga që nuk i bën dot gjë, e fut në këngë dhe në bejte e nis e tregon gjithë mostruzitetet ndaj tij. Mungon vetëm lahuta.

Opozita është në të drejtën e saj të sillet si të dojë, por, nëse vazhdon të prodhojë vetëm folklor dhe retorikë banale lufte, ajo, për fat të keq, do të vijë duke u shuar. Një vend pa opozitë nuk është një vend normal dhe ky është një dënim për të gjithë.

Next Post
Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës, deputeti nuk paraqitet në gjyq

Shkëlzen Berisha: Tani është radha e Ballës që të dënohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In