• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Restaurimi i veprave të artit, nënshkruhet marrëveshja mes dy instituteve

by A R
01/11/2017 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një marrëveshje e rëndësishme për projektet e restaurimit të veprave të artit dhe objekteve të trashëgimisë kulturore është nënshkruar ditën e sotme mes Insititutit të Monumenteve të Kulturës dhe Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar.

Marrëveshja e bashkëpunimit, e cila u nënshkrua firmos nga Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, zArta Dollani dhe Drejtoresha e Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Elida Bylyku, është një tjetër rezultat i prekshëm i një sërë politikash të ndërmarra nga Ministria e Kulturës ndaj trashëgimisë kulturore.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, IMK, bazuar në legjislacionin ekzistues, do të përfshijë në projektet e restaurimit të veprave të artit dhe të objekteve të tjera, si pjesë përbërëse të tyre, kryerjen e testimeve dhe analizave të materialeve nga të cilat ato përbëhen. Gjithashtu IFBZ, në përputhje me mundësitë laboratorike të saj, do të bëjë të mundur testimin dhe analizat e materialeve të kërkuara nga IMK, duke i dhënë prioritet teknikave analitike jo-shkatërruese dhe portative (analiza in-situ).

Ekzaminimi me metodën e Fluoreshencës së rrezatimit X (XRF) përfshin identifikimin e materialeve të përdorura në objekte të trashëgimisë kulturore të luajtshme, si: mozaikë, kolona, kapitele, skulptura, piktura murale, ikona, ikonostase, tavane karakteristike, mbishkrime, gurë varresh, me vjetërsi mbi 100-vjeçare, të përfshira në ansamble urbane, arkitekturore dhe historike, ndërtime ose konstruksione ndërtimore me vlera të veçanta. Kryerja e këtyre analizave shkencore është një ndër hapat e parë dhe kryesorë, para nisjes së ndërhyrjeve restauruese mbi objektet e trashëgimisë kulturore. /b.d

Next Post
Pas ‘furtunës’ në burgje, Rama fton qytetaret të aplikojnë për drejtorët e rinj

"Jeni këtu se unë jam ushqimi juaj..." Rama nuk ndal ironinë ndaj gazetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com