• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Restaurimi i Kishës së Labovës, Kumbaro: Premtim i mbajtur

by A R
07/02/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka  nisur restaurimi i një prej thesareve të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, Kisha e Labovës së Kryqit, punimet për të cilën janë inspektuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro, e cila shoqërohej nga profesor Pirro Thomo inspektoi nga afër punimet, ku u njoh edhe me problematikat që shoqërojnë restaurimin e një objekti me kaq shumë vlera, por njëkohësisht i lënë në harresë e drejt degradimit për vite të tëra.

“Është një kishë me shumë probleme sa i përket inklinimit që ka kupola, por edhe përsa i përket vendosjes në themel. Nuk është proces i lehtë, por dua të falenderoj komunitetin dhe banorët e Labovës, me të cilët përveçse kemi qenë bashkudhëtarë për këtë projekt, janë ata që kanë meritën kryesore bashkë me Drejtorinë Rajonale të Gjirokastrës për t’u kujdesur, për ta mirëmbajtur e për ta promovuar. Meritojnë më shumë se kurrë vëmendjen e qeverisë për të sjellë në dritë jo vetëm vlerat e kishës, por edhe për të tërhequr të gjithë turistët. E pikërisht për këtë, restaurimi i kishës shkon në një plan të përbashkët me rregullimin e infrastrukturës. Ka filluar puna për rrugën, e cila do të plotësohet edhe nga pjesa e dytë, nga kthesa e Libohovës deri në Labovë. Rruga do të bëhet krejtësisht e re, dhe premtimi që u bëmë emigrantëve vjet, se rrugën do ta kenë gati për pushimet e kësaj vere, është tashmë një premtim i mbajtur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më tej Kumbaro tha se gjithë Bashkia e Libohovës është tashmë në qendër të vëmendjes,  ku është gati projekti për restaurimin dhe ndriçimin e kalasë së Libohovës, që është brenda një projekti më të madh atij të “itinerarit të kalave të Gjirokastrës”.

Restaurimi i Kishës së Labovës së Kryqit me një fond prej rreth 200 mijë eurosh, është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Kulturës, jo veç për të mbrojtur trashëgiminë kulturore por edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ndërhyrjet restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit synojnë konsolidimin e objektit dhe gjithë strukturës mbajtëse të tij, që konsiston në përforcimin e themeleve dhe drenazhimin, konsolidimin dhe konservimin e muraturës dhe qemerëve, zëvendësimin e tiranta të dëmtuara apo të munguara,  restaurimin komplet të çative të hajatit dhe naosit, për të vazhduar më tej me restaurimin dyerve, dritareve, suvasë,  e deri tek ndriçimi e restaurimi i murit rrethues. Ndërhyrjet në themele do të realizohen mbështetur në sondazhet dhe  studimin gjeologjik të hartuar nga specialistë të fushës./a.m.

Next Post
FA konfirmon dënimin e Agueros, lajmi i mirë për Manchester United

Aguero pranë largimit nga City, Real Madrid nis lëvizjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

July 1, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

July 1, 2026
Kapedanët

Revolucion me pirun në dorë

July 1, 2026
VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

July 1, 2026
VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

July 1, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In