• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Restaurimi i banesave historike, mbi 20 studentë e profesionistë nga Ballkani mblidhen në Gjirokastër

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 20 studentë dhe profesionistë të rinj nga 6 vende të Ballkanit janë mbledhur në Gjirokastër, për të marrë pjesë në Kampin e 31-të Rajonal të Restaurimit që trajton temën “Konservim dhe interpretim i monumenteve të kulturës”.

Pjesëmarrësit po përfitojnë dijet më të fundit në fushën e restaurimit dhe interpretimit të trashëgimisë nga ekspertë të njohur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Italia, Anglia, dhe Suedia.

14495495_1313767768647691_4383655199354496232_nElena Mamani, zv. Drejtore e organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij, shprehet se “punët gjatë këtij kampi dy javor janë përqëndruar në ndërhyrje në 3 monumente kulture të kategorisë së parë në Gjirokastër”.

“Jemi duke përfunduar punimet në çatinë e Banesës Angoni në Dunavat. Po në këtë banesë po punojmë në suvatimin e njërës prej dhomave. Po ashtu, kemi restauruar portën e familjes Toro si dhe jemi afër mbylljes së punimeve në fasadën e Familjes Jaho. Të gjitha këto, duke përdorur teknikat dhe mjeshtëritë tradicionale”.

14449828_1313767815314353_2022168541207130007_nNë këto ndërhyrje studentët janë udhëhequr nga mjeshtra me përvojë nga Gjirokastra, por edhe Kosova. Për mjeshtrin e çativee nga Gjirokastra, Arif Huso, “studentët dhe profesionistët e rinj në banesën Angoni janë të interesuar dhe punojnë deri në sacrificë”.

Nga ana tjetër edhe komuniteti shprehet i kënaqur me punën e zhvilluar. Raimonda Kallapudhi, trashëgimtare e familjes Jaho, shpjegon se ajo është përpjekur të ruajë të vjetrën me fanatizëm. Arsyeja pas kësaj është e thjeshtë. “Dua që një ose dy dhoma t’i kthej në “guest house” për turistë. Të ardhurat që do të fitoj do t’i investoj të gjitha për t’i kthyer lavdinë e dikurshme shtëpisë. Kohën kur ishte shtëpia me oborrin më të bukur, me trëndafila turqie, dhe ku te muslluku vinin tëre gratë e lagjes për të mbushur ujë.  Shtëpia ime është e paçmueshme. Siç na e lanë të parët, ashtu do t’ua lemë edhe ne pasardhësve”, shpjegon ajo.

Për studentët kjo është një eksperienë e pashlyeshme. Ata po ndjekin me përpikëri këshillat e mjeshtrave dhe pavarësisht kohës së shkurtër në Kamp kanë fituar siguri në atë ç’ka bëjnë.

Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen nga CHwB Shqipëri dhe përfaqësojnë një model trajnimi të thjeshtë dhe të suksesshëm, i cili nisi në vitin 2007 në Shqipëri dhe tani është përhapur në katër vende të tjera të Ballkanit. Objektivat kryesore të kësaj platforme edukative janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për paqe dhe demokraci, dhe për të ruajtur mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale.

Organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij“ i është dedikuar mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore prej më shumë se 20 vjetësh. Në aktivitetetet e saj organizata ka gjetur partneritetin e Ministrisë së Kulturës, përmes Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, si dhe mbështetjen financiare nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA).

Next Post
I përfoluri i përgjimeve Grabovci, mori tender 763 mijë Euro për njerëzit e tij?!

I përfoluri i përgjimeve Grabovci, mori tender 763 mijë Euro për njerëzit e tij?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura

September 25, 2026
Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

September 25, 2026
Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur

September 25, 2026
“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com