• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Respektimi i standardit të shqipes së folur dhe të shkruar në transmetimet audiovizive

by A R
23/06/2022 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, bazuar në respektimin e kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka pasur në fokus gjatë muajit qershor dhe aspekte të shqipes së folur dhe të shkruar.

Shqyrtimi i përmbajtjeve u krye për përputhshmërinë e zbatimit të parimeve themelore dhe kërkesave të ligjit 97/2013, neni 4, “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, dhe të Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parimet themelore”, të cilat sanksionojnë detyrimin e OSHMA-ve për përdorimin e standardit letrar të gjuhës shqipe.

Duke i’u referuar problematikave që u identifikuan, po përmendim ato që ishin dhe më të shpeshta në transmetimet audiovizive:

-Në transmetimet e OSHMA-ve të monitoruara ka kujdes për zbatim të standardit letrar të shkruar e të folur, por jo në nivelin e detyrimit dhe rolit që kanë mediat audiovizive për ruajtjen dhe përdorimin e gjuhës amtare në programet audiovizive;

-Përgjithësisht, gjuha e folur, në lajme dhe programe informative, veçanërisht në televizionet kombëtare, dëshmon për rritje të kujdesit ndaj drejtshqiptimit e komunikimit, por nuk respekton me përpikmëri parimet, normat e kërkesat gjuhësore;

-Në programet me natyrë argëtuese janë identifikuar dhe komunikime në zhargon të moderatorëve me të ftuarit, si dialogje të rëndomta që hasen në mjedise të lirshme kafenesh apo mjedise të tjera publike dhe private;

-Gjatë gjithë periudhës së monitorimit, në të gjitha OSHMA-të, u vërejtën mjaft raste  të përdorimit të panevojshëm, nga gazetarët e moderatorët, të fjalëve, fjalive e ndërtimeve sintaksore të gjuhëve të huaja;

-Edhe pse ka përmirësime, në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa  “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe).

Kjo e fundit krijon dhe vështirësi e keqkuptime tek teleshikuesit. Në mjaft raste të tjera, në të  njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.

Rastet e mësipërme nuk janë spontane, por dukuri që përsëriten. Si të tilla ato cënojnë e vështirësojnë komunikimin me publikun, dëmtojnë e deformojnë gjuhën, ndikojnë negativisht sidomos në formimin gjuhësor të fëmijëve, përbëjnë shkelje të ligjit e të Kodit të Transmetimit të AMA-s.

Transmetimet audiovizive kanë një rol dhe ndikim shumë të rëndësishëm tek ndjekësit, jo vetëm për informim, edukim dhe argëtim, por dhe për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe. Standardi i shqipes së folur dhe të shkruar është përgjegjësi redaksionale, si pjesë e shërbimit dhe angazhimit të tyre për përmbajtje sa më cilësore dhe të shumëllojshme.

AMA do të vijojë monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve edhe sa i takon respektimit të kërkesave për shqipen e folur dhe të shkruar, me pritshmëri maksimale që të gjitha OSHMA-të do të ndjekin me seriozitet dhe profesionalizëm këto aspekte.

Next Post
Nuk është as modele/ FOTO të vajzës më seksi në botë për vitin 2022

Nuk është as modele/ FOTO të vajzës më seksi në botë për vitin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In