• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Resortet në Sazan, “lajm i mirë”: Operatorët turistikë shikojnë me optimizëm projektin e Kushner për investime në Shqipëri

by Java News
16/03/2024 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po rritet në sytë e botës, aq sa investitorë potencial e të fuqishëm si dhëndri i ish-presidentit Donald Trump projektojnë zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit dhe Zërnecit në vlerën e investimit të 1 miliardë dollarëve, mendojnë kështu ekspertët e turizmit vendas.

Për ta është një lajm i rëndësishëm që nxit edhe investime të tjera të huaja si dhe ekspozon Shqipërinë te vizitorët elitarë.

“Unë e quaj një lajm shumë, shumë të rëndësishëm për të ardhmen e turizmit shqiptar. Një investim i tillë dhe i kryer nga kompani me reputacion qoftë personal apo politik është edhe arsye për tërheqjen e investitorëve të tjerë. Natyrshëm që do të tërheqin edhe klientelë shumë më të pasur”, tha Besnik Vathi-operator turistik.

“Ishte një lajm shumë pozitiv. Edhe nëse dhëndri i Trump në fund nuk vjen , mjafton që na ka bërë një marketing të mirë sepse e kanë lexuar miliona njerëz besoj që janë të interesuar edhe të investojnë në vende të ndryshme të botës. Kjo do të thotë që tashmë Vlora veçanërisht është futur në qytetet turistike që I përmbushin standardet”, tha Vasil Bedini-kreu i operatorëve turistik në Vlorë.

Skicat e projektit në jug të Shqipërisë të zbuluara nga biznemesi amerikan Jared Kushner në një intervistë për Bloomberg janë të nevojshme për të ardhmen e turizmit shqiptar sipas specialistëve, dhe i krahasojnë ato të ngjashme me strukturat hoteliere në vendet ekzotike si në Bali, Maldive…

Ajo që vlen për Besnik Vathin është të shtohen strukturat akomoduese luksoze për turistët, të cilët priten të shtohen edhe me hapjen e aeroportit të Vlorës.

“Nëse ndërtohen struktura hoteliere do të angazhojë më shumë njerëz për të punuar, do të angazhojë edhe prodhuesit si dhe furnizuesit e hoteleve se do konsumohet më shumë; do të ketë aktivitete në atraksione të ndryshme, më shumë fuqi punëtore dhe zgjatje të sezonit turistik. Pra do të lidhet edhe me zhvillimin e brendshëm ekonomik të Shqipërisë”, u shpreh Besnik Vathi-operator turistik.

“Investitorë të tillë i përfshijnë të gjitha të mirat brenda, nuk janë investitorë që të prishin diçka për të bërë diçka tjetër”, tha tha Vasil Bedini-kreu i operatorëve turistik në Vlorë.

Resortet turistike të përfshira në planin e investimit të dhëndrit të Trump në Sazan e Zvërnec parashikohen të realizohen përmes kompanisë me seli në Majemi, Affinity Partners me bashkëpunimin e vendeve arabe./tch

Next Post
“E denoncuan të zhdukur, fëmijët s’e kishin marrë asnjëherë në telefon”! Detaje: Thoshin ngelëm në këmbë, na jepni makinën

“Shikoj si përgjegjëse nënën”/ Gazetarja: Për vrasjen e babait nga fëmijët në Shënavlash të Durrësit të hetohet Blerina Meta...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

September 1, 2026
Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

September 1, 2026
Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

September 1, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë!

September 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

September 1, 2026
Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

September 1, 2026
Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

September 1, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Luftë me flakët në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar! Ministria e Mbrojtjes: Sot 17 vatra, 4 janë ende aktive! S’ka rrezik për banorët

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com