Shtabi i Emergjencave në Qarku Fier ka bërë të ditur se vetëm në këtë qark bëhet fjalë për qindra ndertësa të mbytura nga uji. Informacionet zyrtare flasin se vetëm në Qarkun Fier janë përmbytur 550 banesa dhe 150 lokale, ndërsa gjer tani jane evakuar dhjetëra familje.
Po sipas shtabit, 60 mjete po punojnë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërkohë që situata paraqitet kritike.
Reshjet e fundjavës duket se kanë paralizuar disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, ndërkohë që qytetarët, por edhe organet kompetente, kanë qenë të papërgatitur për ta shmangur një bllokim të tillë.