• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet rekord paralizojnë Hong Kongun

by A M
09/09/2023 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e fuqishme të papara prej gati 140 vjetësh kanë paralizuar pjesë të tëra të Hong Kongut. Një sërë rrugësh dhe stacionet e metrosë janë vërshuar prej ujërave. Edhe bursa e Hong Kongut të premten qëndroi e mbyllur. Të paktën dy vetë kanë humbur jetën, ka më shumë se 100 të plagosur, njofton gazeta e Hong Kongut “South China Morning Post” duke iu referuar të dhënave të policisë.

Të premten në mëngjes taksitë përpiqeshin të qarkullonin në rrugët e vërshuara prej reshjeve, ndërsa njerëzit përpiqeshin të shkonin në punë. Imazhet e postuara në rrejtet sociale tregojnë stacionet e metrove të mbushura me ujë. Një reporter i Agjencisë së Lajmeve AFP pa një rrugë me dy korsi, që u bllokua tërësisht prej rrëshqitjes së tokës. Edhe tuneli i portit, një ndër rrugët kryesore të ishullit dhe territori Koulon që i përket Kongkongut në kontinent ishte tërësisht i vërshuar nga reshjet. Një qendër tregtare në lagjen Chai Wan ndodhej gjysmë nën ujë.

Reshjet e fuqishme nisën të enjten. Pak para mesnatës shërbimi meteorologjik i Hong Kongut regjistroi 158 litra reshje për metër katror brenda një ore – një vlerë rekord që nga vitit 1884. Edhe nga qyteti më i afërt Shenzhen në Kinë, një metropol i teknikës me mbi 17,7 milionë banorë, janë regjistruar reshjet më të fuqishme që nga viti 1952. Sikurse njoftoi autoriteti i shërbimit meteorlogjik, reshjet e furishme do të vazhdojnë edhe të shtunën në mëngjes në zonat qendrore dhe në jugperëndim të provincës Guandong.

Fundjavën e kaluar (03.09-2023) Kina jugore u prek nga dy tufane të njëpasnjëshme ai “Saola” dhe “Haikui.

Sipas ekspertëve ndryshimi i klimës e ka rritur intensitetin e stuhive tropikale, e si rrjedhojë reshjet e shumta dhe rrymat e fuqishme të erës shkaktojnë vërshime.

/a.d

Next Post
Masat e policisë për ndeshjen ndaj Polonisë, rrugët që do të bllokohen

Masat e policisë për ndeshjen ndaj Polonisë, rrugët që do të bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In