Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ka mbledhur Shtabin e Emergjencave, për shkak të reshjeve të shumta që kanë krijuar probleme të mëdha.
Mbledhja është bërë për koordinimin e punës në terren dhe rritjen e gatishmërisë.
“Prioritet është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave”, tha Vorpsi, i cili kërkoi edhe që të garantohet kalueshmëria rrugore.
Prefekti i Tiranës kërkoi që një rëndësi e veçantë t’u jepet ujëmbledhësve, shumë prej të cilëve janë të dëmtuar.