• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Reshjet, Ministria e Bujqësisë: 1180 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini afër kuotave maksimale

by Java News
08/11/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave, njofton se pas reshjeve të djeshme dhe të sotme, në disa rrethe të vendit ka pasur probleme, ku si pasojë, disa zona janë përmbytur.

Nga informacionet që Ministria e Bujqësisë ka nga Drejtorinë e Bujqësisë ne rrethe, deri në orën 10:30 të ditës së sotme, situata është si më poshtë:

Qarku Shkodër
Rreth 200 hektarë tokë gjenden nën ujë në Njësinë Administrative Bushat, në zonën e Urës së Dedë Gjon Lulit. Rruga nacionale nuk ka pasur probleme, ndërkohë që uji i është afruar Harkut të Bërdicës. Ndërkohë që lumenjtë Buna dhe Drini janë afër kuotave maksimale.

Përmbytja nuk është shkaktuar si pasojë e reshjeve në atë zonë, por e prurjeve. Deri tani nuk ka shtëpi apo biznese të përmbytura.

Hidrovoret dhe kanalet kulluese janë në funksionim të plotë, mjetet e mundshme janë në gatishmëri, ndërkohë që situata po monitorohet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë.

Qarku Lezhë
Nga informimet që vijnë nga terreni, situata e reshjeve dhe përmbytjeve në Qarkun Lezhë është si më poshtë:
Në Zadrime kane rënë 64 mm shi, në Lezhë 52 mm shi, Bregun e Matit 60 mm shi dhe në Kurbin rreth 90 mm. Lumi Drin, në territorin e Zadrimes është në kuotë 1.50 nga 2.2 që është pika kritike. Ne Balldre, tek Hidrovori, kuota e kanalit kryesor është -2.15, nga -1.5 që është pika kritike. Në Tale, kuota është -1.8, nga -1 që është pika kritike.

Në Shllinza, kuota -1.5 nga -1 që është pika kritike dhe Droje të Kurbinit, kuota -0.7, nga -0.5 që është pika kritike.
Deri në këto momente nuk ka probleme me kanalet e ujërave te larta dhe aktualisht ka rreth 130 ha nën ujë, në Bregun e Matit (Spiten, Markatomaj, Tresh rreth 70 ha dhe Tale rreth 60 ha.

Në Barbulloje rreth 50 ha, Balldre-Torovicë rreth 400 ha, Zadrime (Baqel) rreth 50 ha. Probleme ka në Gjorm dhe Zheje të Bashkisë Kurbin, ku ka përmbytje edhe të shtëpive, për shkak të shkarkimit të rezervuarit që administrohet nga Bashkia, si dhe te reshjeve të shumta që kanë rënë. Në zonën Fushe-Kuqe ka rreth 90 ha tokë nën ujë.

Gjatë natës ka patur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, në orën 02 dhe 05 të mëngjesit, përkatësisht 5 minuta dhe 20 minuta. Të gjithë specialistët e strukturave të Drejtorisë së Bujqësisë ndodhen në terren.

Qarku Gjirokastër
Në Qarkun Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit, janë të përmbytura rreth 130 hektarë tokë. Nga këto, 120 në Njësinë Administrative Gjirokastër. 30 hektarë në Lazarat, 30 hektarë në Antigone dhe fshatin Arshi Lengo, 60 hektarë në Lunxhëri (zona Topullaraj-Valare) dhe 10 hektarë në Libohovë.

Në rrethet Tepelenë dhe Përmet nuk ka pasur probleme, ndërkohë që reshjet e shiut janë ndërprerë.
Të gjitha strukturat ndodhen në gatishmëri, ndërsa nuk ka të përmbytura banesa apo objekte të tjera.
Ministria e Bujqësisë ka në gatishmëri të gjitha strukturat në qarqe, Drejtoritë e Bujqësisë, Bordet e Kullimit, ndërkohë që hidrovoret janë në funksion të plotë, ndërsa kanalet kulluese janë në gjëndje pune dhe për të gjitha situatat në vijim, MBZHRAU do t’ju informojë.
BW/d.i.

Next Post
Një familje në rrezik në Burrel, niset me urgjencë helikopteri i ushtrisë

Një familje në rrezik në Burrel, niset me urgjencë helikopteri i ushtrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com