• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet e shiut, ja situata në qarqet problematike

by A R
13/06/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë orëve të fundit mbi vendin tonë ka patur reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Shtabet e Emergjencave në qarqe janë në gatishmëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke ndjekur nga afër të gjithë situatën ku më problematike paraqitet në qytetin e Tiranës, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës.

QARKU TIRANË

Në të gjithë qarkun e Tiranës ka patur reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata. Shirat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen normale të qytetarëve në qytetin e Tiranës. Zonat më problematike që kanë prezencë të rritur të ujit janë tek Muzeu Kombëtar, “Misto Mame”, Qafë Kashar dhe në qytetin e Kamzës.

QARKU VLORË

Në qytetin e Vlorës ka patur reshje intensive pas mesnatës dhe deri në orët e para të mëngjesit. Reshjet kanë krijuar probleme në nënstacionin elektrik të Skelës dhe në zonën prapa Universitetit Ismail Qemali. Në të gjitha rrugët e qytetit ka patur prezencë të ujit ku situata më problematike ka qenë në rrugën ‘’Transballkanike’’. Aktualisht situata është drejt përmirësimit për shkak të uljes së intesitetit të reshjeve.

QARKU SHKODËR

Për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes në qarkun e Shkodrës ka patur disa probleme në infrastrukturë. Më problematike ka qenë situata te ura Tamarrë-Koplik (në ndërtim e sipër) dhe Ura e Buklit. Të dyja këto ura janë dëmtuar plotësisht. Një banesë në Vukël, Njësia Administrative Tamarrë, është përmbytur dhe familja është evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytja.

QARKU LEZHË

Në shumë rrugë të qytetit të Lezhës për shkak të reshjeve të dendura të shirave ka patur prezencë të ujit duke krijuar probleme në katet e para të pallateve, sidomos në disa banesa dhe biznese. Hidrovoret në të gjithë qarkun punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në tokat bujqësore të rrethit të Lezhës dhe Kurbinit nuk ka patur probleme me përmbytjet. Ndërkohë nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

(java / r.a)

Next Post

Ja përse abuzimi verbal është aq i rrezikshëm sa ai fizik.. në mos më i keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In