Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë mbrëmjes së të dielës kanë sjellë probleme në disa fshatra të Krujës.
Nga informacionet e para bëhet me dije se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe disa banesa të rrethuara nga uji.
Si pasojë e pranisë së ujit përmbytje janë shënuar edhe në fshatrat Murqinë, Mallkuç, disa banesa të rrethuara nga uji, dhe rrugë të bllokuara.
g.kosovari